TIRANË – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të diskutuar çështjet e numërimin elektronik të votave. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj, është shprehur i shqetësuar për faktin se “KQZ-ja vazhdon të mos i përgjigjet kërkesave tona për projektin SEN. Pse nuk na jepen dosjet? Fshihet diçka”, tha Gjonçaj. “Nga ana tjetër, materiali i auditeve ka shkuar me 3-4 javë vonesë në Ministrinë e Brendshme, ndaj ju ftoj të reflektoni. Nuk mund të shkojë një raport me kaq vonesë”.
Por kryetarja Lefteri Lleshi sqaroi se “arsyeja e mosdhënies së projektit SEN është është se nuk është lidhur ende kontrata”.
Gjonçaj fajësoi për këtë mungesën e rregullores, por Lleshi u përgjigj sërish se rregullorja i ka kaluar një eksperti të Venecias, sapo ka ardhur dhe të martën do të jetën në rendin e ditës të KQZ-së.
Lidhur me numërimin e votave nga makineria e SEN, Gjonçaj propozoi të shtohet një kuadrat aty ku flitet për vota të vlefshme edhe të pavlefshme, kuadrat për “vota kontestuara”. “Duam të dimë se si do të veprojë fizikisht makineria",- tha ai, -"kur të dalin një grup votash menjanë.”
Administrata e KQZ-së sqaroi se: “Duhet të shtohet një fakt në shënimet: fletë të kontenstuara nga makineria e SEN dhe të konteksuara nga KZQZ-ja”.
Në këto momente, në KQZ janë duke u trajtuar problemet teknike, që mund të hasen gjatë numërimit elektronik dhe shënimet, që duhen bërë në rastet e mospërputhjeve.

Projekti SEN është projekti elektronik i numërimit dhe vlerësimit të votave, që do të zbatohet për herë të parë në Tiranë dhe në Fier. Krahas tij është edhe projekti SEV, që do të bëjë regjistrimin e pjesëmarrjes së zgjedhësve, ditën e votimit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)