Debate të ashpra në gjyqin ndaj Thaçit, ish-majori i KFOR ‘dëshmon’ me interpretime, përplaset me avokaten

Debate të ashpra në gjyqin ndaj Thaçit, ish-majori i KFOR ‘dëshmon’ me interpretime, përplaset me avokaten

Një performancë e jashtëzakonshme faktesh është dhënë sot nga mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi, në procesin gjyqësor në Hagë, që u rikthye sot nga një pushimi prej gati një muaj. Në seancë u paraqit një ish major i forcave të KF0R-it amerikan, Steve Russell.

Ai në intervistat e tij kishte folur për zhvillimet në rajonin e gjilanit, kryesisht pas qershorit 1999.

Një nga përballjet me interesante të sotshme në sallën e gjyqit ishte ajo me mbrojtjen e ish presidentit Hashim Thaçi.

Russell kishte thënë në intervistat e tij të mëhershme për prokurorinë se Thaçi kishte deklaruar gjatë një vizite në Gjilan, mënjherë pas luftës se ishte për një Kosovë jop multietnike.

Mbrojtja e sfidoi dëshm,iutarin me videon e fjalimit nga ajo ngjarje, ku në fakt, Thaçi nuk e kishte thënë fare atë gjë, dhe madje kishte folur të kundërten, që të mos ketë krime e ndasi etnike.

“Besoj se e dëgjuat tani fjalimin, Hashim Thaçi nuk ka thënë atë cfarë pretendoni ju se ka thënë ai. Ju keni thënë që ai ka thënë se nuk dëshironte që të kishte një Kosovë multietnike, apo jo?”, e pyeti avoktaja.

I zënë ngushtë, dëshmitari u përpoq të nxirrej në disa emra qytetesh e interpretimesh.

“Jo ekzaktesisht e formuluar kështu, ndoshta, por mendoj që pjesa e lidhur me Mitrovicën që e dëgjova unë, mund të interpretohet në atë mënyrë, më pas komentet për Luginën e Preshevës që ata duhet të ishin të lirë që të vetëvendosnin besoj se do të më çonin mua të bëjë të njëjtat momente që kam bërë edhe më përpara sa i takon këtyre pjesëve, këtyre zonave”, u përgjigj dëshmitari.

Avokatja ja ktheu se në fakt Thaçi kur foli për Mitrovicën, foli për bashkim, për urën që I bashkon njerëzit dhe qytetet e jo për dëbime.

“Nuk jam e qartë me atë cfarë thatë, lidhur me Mitrovicën, besoj është nga fundi i faqes 5, ajo cfarë ka thënë në transkript, që ka një ndarje të defakto të qytetit atje, një ndarje që na shqetëson, kështu që ne po bëjmë më të mirën tonë të nderpresim këtë ndarje në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, ka pasur një urë, ura e Ibrit, dhe ne do të punojmë që kjo të jetë urë lidhëse, një urë që I bashkon qytetet, a është kjo pjesa, kjo pjesa që ju thoni se ai nuk po shfaqte, nuk po parashikonte një Kosovë multietnike, me këtë e lidhni komentin tuaj”

Russell u përgjigj se kështu e kishte interpretuar ai.

“Mendoj se të paktën mënyra se si e kemi kuptuar ne, ekzistonte pjesa e serbëve në Mitrovicë dhe duhej që të zgjidhej le të themi dallimi ose ndarja që ekzistonte atje pavarësisht se si mund të interpretohet kjo”

Avokatja më pas I kërkoi një fakt mbi atë interpretim që po bënte.

“Sa i takon analizës historike që ju mendoni se është e saktë, ju thoni si më poshtë: fjalimi i Thacit ishte armiqësor dhe ishte kundër multietnicitetit, a mund të na thoni për cka e keni fjalën, a mund të na thoni një fakt se nga e keni nxjerrë këtë përfundim tuajin sa i takon këtij fjalimi të zotit Thaçi?“

Avokatja më pas shtoi pjesë nga deklarata e mëparshme e Russell në Prokurori, duke e cituar se e kishte thënë disa herë se Thaçi fliste për një Kosovë pa multietnicitet.

Kur nga kjo u zu më shumë ngusht, dëshmitari tentoi të dalë të Lugina e Preshevës, që Thaci e kishte përmendur në fjalim.

“Ai foli për Luginën e Preshevës dhe në ato rajone që duhej të vendosnin vet për të ardhmen e tyre dhe kjo ishte në kundërshtim me rezolutën 12 44”, ishte përgjigja e tij.

Por avokatja sërish insistoi në fakte.

“Do të flasim për Preshevën pak më vonë, megjithtë pyetja ime ishte kjo, nuk ka thënë zoti Thaci në asnjë vend ato që prtendoni që ka thënë, apo jo?”

E Russell sërish tentonte të nxirrej me interpretime.

“Interpretimi i Mitrovicës, mënyra se si interpretoj unë, pjesa e lidhur me Mitrovicën, ishte që ai ka folur për problemet ose shqetësimet që kanë qenë aty, ose të paktën interpretimi im është që serbët nuk ishin të mirëpritur, sa i takon kontekstit më të gjerë mendoj që mund të interpretohet fjalimi, ose pjesa e fjalimit që serbët nuk ishin të mirëpritur në Kosovë”

Më pas dëbatio kaloi në atë se dikush tjetër atë ditë që foli pas Hashim Thacit, përmendi një Kosovë pa serbë. Avokatja I tha se i ka të gjitha fjalimet e asaj dite në Gjilan dhe se mund t’i lëshonte.

“Unë kam videot e të gjitha fjalimeve që janë mbajtur atë ditë dhe unë ju parashtroj se asnjë folës atë ditë nuk ka folur lidhur me nevojën për të pasur një Kosovë pa serbë dhe nëse doni mund të transmetoj të gjithë videon?”, tha avokatja.

Nga paneli u mundësua që të lexohen transkriptet e fajlimeve të asaj dite.

Dhe gjërsa kalonte nepër faqe, Russell nuk e gjente askund që dikush kishte thënë se “na duhet një Kosovë pa serbë”.

I zënë ngusht, dëshmitari tentoi të kapej në mundësinë që videot të ishin të redaktuara.

“Nga këto fragmente nuk shikoj asnjë deklaratë të tillë, me videon duke menduar që cdo gjë ka qenë në vijëmsi e pa ndryshuar e pa edituar, e pa redkatuar ..”

Avokatja thja se ky përkthim dhe transkript është pasqyrë e plotë e asaj cfarë është thënë në fjalime dhe se ato janë dhënë nga transmetuesi i asaj kohe.

Mbrojtja më pas I tha se as mediat tjera, si Asociated Press por edhe ato vendore nuk kishin raportuar për një deklaratë të tillë nga zoti Thaci apo dikush tjetër. Dhe shkrimet nga këto media u prezantuan në sallë dhe edhe video nga fjalimi i Hashim Thacit u pranuan si prova nga paneli.

Ky dëshmitar ishteb kontravers edhe në pika të tjera, pasi mbriojtja e sfidoi me qëndrimet e tij se “fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë, nuk ishte për qëllime te paqes”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano