Debate të ashpra në Kuvend/ Gjiknuri: Më trego sekretin si një budalla bëhet i pasur! ‘Nxehet’ Shehaj: Qepe, hajdut, t’i s’di ça do të thotë të punosh (VIDEO)

Në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur debate të ashpra mes Angron Shehajt dhe Damian Gjiknuri

 Shehaj akuzoi se në projektin e menaxhimit të Parkut të Butrintit janë përfshirë kushërinjtë e Damian Gjiknurit, të cilët përfitojnë miliona euro nga kjo aferë. Gjiknuri iu përgjigj me ofendime, duke i thënë se e kishte të pamundur të kuptonte se si një "budalla si ai mund të bëhej i pasur". 

Agron Shehaj: Ndryshe nga çfarë ndodh në perëndim apo në shtetet normale, ku sundojnë ligjet, këtu Parlamenti kthehet në mburojën e hajdutëve. Në 10 vite qeverisje, është marrë me krijim kompanish offshore, afera me PPP dhe investitor strategjik. Kjo është një qeveri që orkestron çdo ditë nga një aferë. Përdor institucionet për të fshehur gjurmët.

A nuik ndodhi kështu me Unazën e Madhe, kushërinjtë e Damian Gjiknurit në parkun e Butrintit. A nuk ndodhi kështu me Inceneratorët? Ku janë kompanitë e huaja. Nuk janë sepse ishin një mashtrim. Tashmë janë zbuluar se nuk ishte asnjë kompani e huaj. Kishte një rrjet kompani fantazëm.

Ne e dimë që Zoto e Mërtiri ishin kukulla për të bërë vjedhjen. Hajdutët e miliona eurove me inceneratorët, ndodhen në këtë sallë, ministra e kryeministri. Ka një fakt shumë të thjesht që tregon se kush është pronari. Sot Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan i keni në kërkim. Qeveria vazhdon u paguan para njerëzve që janë në kërkim nga drejtësia.

Nuk keni asnjë kufij. Tani po orkestroni aferën më të madhe, Portin e Durrësit. Edi Rama mashtroi 2 vjet qytetarët kur thoshte se në Portin e Durrësit po vinin kompani të mëdha. Në vend të Emarit shkoi në ishujt Kajman. Është e njëjta skemë si ajo e inceneratorëve. 

Mërtirin e patë që ishte kukull, tani edhe Alabarin do e kuptoni që është i njëjtë. Ju keni kapur çdo pushtet ndaj nuk i trembeni askujt. I keni bërë llogaritë gabim. Mund të duket një moment i zymtë, por shqiptarët nuk do dorëzohen përballë së keqes.

Për këto akuza ka replikuar Damian Gjiknuri i cili nga foltorja e Kuvendit e quajti Shehajn si një idjot të dobishëm.

Deputeti socialist tha se Shehaj është i përfshirë në një ndërtim në rrugën e Ambasadës Holandeze, ku sipas tij, figuron me një emër tjetër.

Damian Gjiknuri: Më vjen keq se nuk erdha të bëj debat. Ky është një idjot i dobishëm. Në gjyq je për shpifje, nuk je paraqitur atje. Ti Agron je rast interesant. Sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamjen tënde. 

Të kam thënë, po të jetë për ndërtim, shiko atë ndërtimin tënd tek rruga e Ambasadës aolandeze, që je me një emër tjetër. Të lutem më trego se si një budalla mund të bëhet i pasur se do i shpëtoje jetën miliona njerëzve.

Agron Shehaj: Ti je hajdut. Të ka dalë boja.

Damian Gjiknuri: Shko në gjyq.

Agron Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë. Nuk ka drejtësi. Hajdut. Qepe. Unë kam punuar për këtë pasuri.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, futet live në Facebookun e tij! Alibeaj-'Rithemelimit': Këtu bëni zhurmë, jashtë ndani aferat! Palët përplasen për integrimin evropian


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja