Debate te ‘Media’, Fidel Ylli: Kryeredaktori i ‘RD’ vajti dhe futi kokën te policia

TIRANE-Opozita ka vijuar strategjinë edhe sot në komisionet parlamentare duke mos lejuar rrjedhën normale. Në Komisionin e Medias kryetarja Albana Vokshi ka rikthyer akuzat ndaj ministrit Xhafaj, ndërsa ka kërkuar që Komisioni të firmosë një deklaratë që dënon dhunën ndaj kryeredaktorit të ‘RD’ në protestë, që sipas saj ishte e qëllimshme. Por deputetët e shumicës, ndër të cilët Fidel Ylli u shpreh se kryeredaktori i ‘RD’ nuk ishte në rolin e gazetarit në protestë, pasi vajti dhe futi kokën te policia. Edhe deputetja Milva Ekonomi theksoi se sikur u pa qartë edhe në pamjet e publikuara nga Report Tv, Kasmi ishte protestues aktiv.

Gjatë tubimit të opozitës ditën e shtunë, në krye të grupit të protestuesve të dhunshëm ishte edhe kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi, i cili siç shihet në videon e Report TV, shtyu personalisht barrierën metalike drejt forcave të rendit, për të çarë atë.  Në këtë moment ai mori si kundërpërgjigje një goditje me shkop gome nga një efektiv i Forcave Speciale që ndërhyri për t'i sprapsur. Pra, Bledi Kasmi nuk ishte në krye të protestës si gazetar, por si protestues aktiv.

Fidel Ylli: Këtë konferencë shtypi mund ta bënit në selinë e PD, jo këtu, ne jemi të detyruar që t’u respektojmë. Po çfarë je ti, Zoti je? Je kryetarja dhe kaq.

Albana Vokshi: Pse bërtet?

Fidel Ylli:Jam sportist unë me adrenalinë.. do të dëgjoj ty unë këtu?

Albana Vokshi: Me arrogancë nuk ecni dot

Fidel Ylli: Ne gazetarit i urojmë shërim të shpejtë, ai i di më mirë detyrat e gazetarit, por pasi dështuat në protestë vajtët dhe futët kokën te policia. Gazetari mos shkojë atje, por të rrijë të bëjë punë dhe jo të shkulë hekurat, ku e njohu polici?

Albana Vokshi: Duhet të mbroni lirinë e mediat dhe gazetarët

Fidel Ylli: Janë vrarë deputetë dhe gazetarë në bulevard

Albana Vokshi: I çoi kryetari juaj, mish për top. Nuk e kuptoni ca do bëni iu ka kapur paniku

Fidel Ylli: Deri në 28 qershor ju do të bëni të pamundurën të mos hapen negociatat.

Albana Vokshi: Hiqni Xhafën këtë bëni

Valentina Duka: U godit Bledi Kasmi, gazetar i një gazete shumë të rëndësishme, tribunës demokratike. Gazetari u godit ne krye te detyres

Klevis Balliu: Polici duhet të jetë më e kontrolluar, policët nuk duhen sulmuar se paguhen me rroga qesharake, prandaj nuk i sollëm njerëzit tanë me çadra dhe hekura, por me pankarta, prandaj ata u tërhoqën. Na akuzoni për drogë, ju takon juve të na arrestoni. Doni hapje negociatash ju, ca i dini europianët ju budallenj. Kujtoni se i besojnë, ata ju që nxirrni te ERTV.

Milva Ikonomi: Për këtë gazetar kemi parë disa reportazhe (pamje) nga Report Tv, Tv Klan etj, ai është parë duke shkulur ndarëset në Ministrinë e Brendshme. Ai ishte pa bexhë në protestë. Dhuna nuk ishte e targetuar. Në një protestë është e dënueshme dhuna, por sikur e pësoi gazetari e pësuan edhe oficerët e policisë. Përsa i përket portaleve, në Shqipëri funksionojnë mbi 300 dhe nuk ka asnjë pengim.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 30/05/2018 11:57

    Ska fycka e shkrete che ai bibilushi i falliut ,se kur ishte babai i tyre shpirteror ne pushtet che nuk ka shum te fuste plumbin ballit me duar ne xhepa.Kurse ky rebeli i salushes di ishte mire te thyente koken.Duam sduam ne policise eshte ligji eshte detyra.Jep llogari per ate pune.kete e di edhe ai ** gazetari** i famshem.Po ju te shqupit jeni mesuar te mbroni krimin,skemi pse cuditemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK