Debatet/ Këshilltari i Metës përplaset me Ardian Dvoranin në KED, kërkon largimin e Arta Markut

Debatet/ Këshilltari i Metës përplaset me Ardian Dvoranin në KED, kërkon largimin e Arta Markut

Shqiptarja.com zbardh diskutimet në mbledhjen e fundit për vitin 2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në mbledhjen e datës 30 dhjetor 2019, gjatë së cilës është shqyrtuar raporti i veprimtarisë vjetore të KED, janë përfshirë në debate këshilltari për Çështjet Ligjore i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj dhe kryetari i KED, Ardian Dvorani. Dervishaj ka kërkuar që të evidentohej në raport se ish-kryeprokurorja Arta Marku nuk është më anëtare e KED, sepse Prokuror i Përgjithshëm tashmë është Olsion Çela. Por, Dvorani ka pohuar se kjo çështje nuk është pjesë e raportit vjetor dhe se KED nuk mund të marrë përsipër që të thotë nëse zonja Marku është apa nuk është anëtare e KED. Bledar Dervishaj është përgjigjur duke thënë se dikush nga institucionet shtetërore duhet të deklarojnë humbjen e mandatit të Arta Markun si anëtare e KED. Megjithatë, Dvorani ka këmbëngulur se kjo çështje nuk i takon KED. Më tej, këshilltari i Metës ka kërkuar që në raportin vjetor të përfshihej përplasja shkresore mes Presidentit Meta dhe kreu të KED për çështjen e emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë është pranuar nga kreu i KED, Ardian Dvorani. Ndërkaq, mbledhjet e mëparshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë karakterizuar nga debate të ashpra mes kreu të KED dhe Avokates së Popullit, Erinda Balanca, e propozuar nga Lulzim Basha në këtë post dhe e pranuar nga maxhoranca, në kuadër të marrëveshjes së majit 2017. Balanca e ka akuzuar Dvoranin për mungesë transparence, mohim të dokumenteve të klasifikuara si dhe për shkelje të procedurave. Në rastet kur nuk ka marrë pjesë në mbledhje, Erinda Balanca ka dërguar përfaqësuesin e saj Enio Haxhimihali.

-Bledar Dervishaj: Mund të evidentohet në këtë pjesë edhe që anëtarja tjetër Arta Marku ka humbur funksionin bazë mbi të cilin u zgjodh. Të jetë e shkruar aty, sepse unë nuk i di arsyet. Mospjesëmarrja në mbledhje është shkak disiplinor. O nuk ka ardhur se e ndjen veten që e ka humbur këtë funksion ose ka një shkak tjetër të konfirmuar por duhet thënë diçka. Me vendimin nr. 138, dt. 05.12.2019 është zgjedhur Z. Olsion Çela Prokuror i Përgjigjëm, pra zonja Marku ka humbur këtë funksionin që ka mbi të cilin është zgjedhur. Mendoj që duhet të gjej vend patjetër në këtë pjesë.

-Ardian Dvorani: Disa nga ato që ju thatë bëhen sepse nuk ka ndonjë problem. Por një gjë dua të them, për zonjën Marku. Është apo nuk është anëtare e Këshillit, kjo nuk është çështje e trajtimit në raportin vjetor. Ju thoni që është zgjedhur e tillë, dhe ajo nuk është më Prokurore e Përgjithshme dhe ndaj nuk është këtu...

-Bledar Dervishaj: I nderuar unë nuk thash atë. Por në raport duhet të gjej vend fakti që anëtarja e Këshillit humbi funksionin bazë mbi bazën e të cilit u zgjodh.

-Ardian Dvorani: Ne nuk mund të marrim përsipër të themi që anëtari ka humbur mandatin sepse nuk na takon ne ta themi këtë në raport. Ajo që thatë juve atë nënkupton se nuk ka çfarë të nënkuptojë tjetër....

-Bledar Dervishaj: Në qoftë se e ka humbur mandatin, dikush nga organet do të duhet ta deklarojë atë apo jo? Që e ka humbur mandatin. Unë prandaj nuk e thashë kot. E thashë që kjo çështje duhet të gjejë pasqyrim në Këshill sepse lidhet me procesin disiplinor ndaj këtij anëtari të Këshillit, mbi një mungesë të justifikuar apo një mungesë të pajustifikuar. Është pjesë e raportit sepse flitet për Fatri Islamaj që është shkarkuar edhe kjo nuk ka ardhur, sepse jo të gjithë kanë ardhur në mbledhjen e Këshillit ashtu siç përmendet në raport.

-Ardian Dvorani: Ne po bëjmë raportin vjetor të veprimtarisë së Këshillit dhe parashtrojmë vetëm se çfarë ka ndodhur. Që kolegu jonë z. Fatri u shkarkua, për këtë ka një vendim që sipas Kushtetutës e ka marrë një organ tjetër dhe sigurisht që ky është një fakt. Ndërsa e ka humbur apo nuk e ka humbur mandatin një anëtar ky nuk është fakt, ky është një mendim dhe ne nuk e dimë e ta themi këtë gjë tani sepse ne nuk jemi mbledhur për këtë çështje. Ne duhet të bëjmë një mbledhje për këtë, nëse na takon ne ta trajtojmë.

-Bledar Dervishaj: Një koment tjetër në faqen 12 (dymbëdhjetë) ka të bëjë me një vlerësim që bëjmë në raport, ku thuhet që kandidatë të ndryshëm u dorëhoqën dhe u konstatua edhe mosnjohja e ligjit prej tyre dhe kjo lidhet me shkakun e dorëheqjes. Unë mendoj se Këshilli nuk mund të bëj këtë konstatim, mund të thotë vetëm që u tërhoqën nga kandidimi por jo ta lidhë që arsyeja është mosnjohja e ligjit nga kandidatët.

-Ardian Dvorani: Mosnjohjen e ligjit nga kandidatët edhe mund ta heqim. Por është një e vërtetë. Është një e vërtetë që ne që i prekëm kandidaturat këtë e kuptuam dhe kjo ishte shumë evidente. Disa nga kandidatët gjatë procesit e shfaqën vetë habinë dhe u gjendëm para një situate që nuk e kuptonin se çfarë afatesh dhe kushtet duhet të përmbushnin, ishin të papërgatitur për këtë proces madje disa prej tyre i humbën edhe afatet.

-Bledar Dervishaj: Kemi edhe një koment tjetër në faqen 15 (pesëmbëdhjetë) “lista përfundimtare të renditjes së kandidatëve raportet e arsyetuara për renditjen e tyre janë dërguar...”. Të saktësohet se janë dërguar prej Kryetarit të KED-së 2 (dy) organeve të emërtesës dhe mbyllet fjalia, në datën 8 tetor dhe 14 tetor. Këtu unë mendoj se ka vend të shtohet dhe çfarë ka ndodhur sepse duhet thënë që pas dërgimit të listave të Kryetarit ka një komunikim shkresor të Presidentit me Kryetarin dhe me Këshillin, ka dhe një mbledhje të datës 7 (shtatë).

-Ardian Dvorani: Komunikimin me Presidentin për vakancat e përfshijmë në raport. Z, Bledar ju kërkoni të veçoni Kryetarin nga Këshilli e të shënohet fakti që shkresat për vendet vakante tek Presidenti dhe Kuvendi i ka bërë kryetari i Këshillit. Po kryetari i KED do ti përcjellë sepse çdo komunikim me palët e treta dhe çfarëdo shkrese që del nga KED për të tretët përfshirë edhe organet e emërtesës përcillet dhe firmoset vetëm nga kryetari dhe nuk ka arsye se përse vetëm për atë rast duhet të përmendet që e ka përcjellë kryetari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ILIR META E VËRTETA: 09/02/2020 11:18

    Ky ilir kak meta e vërteta që është hajdut nuk e mohon dot asnjeri. Ky jo vetëm hajdut por një njeri shum negativ e shum provokagiv me një fjal një jashqitje e kombit e ky fundërrin është vën Ptesident. E kjo gjë është turpi i Edi Ramës që e vuri ktë paçavure President.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë