
Përplasjet mes anëtarëve të opozitës dhe të mazhorancës në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS kanë agravuar për shkak të pyetjeve që nënkryetari i komisionit Toni Gogu ka bërë ndaj ekspertëve të pranishëm.
Kryetari i komisionit, Ervin Salianji kërkoi që ekspertët të mos trajtohen si dëshmitar, ndërsa deputetët e PS kërkuan që të mbyllet seanca. Salianjii tha se do bëjë kallëzim nëse e trajtojnë komisionin si pronë.
Salianji: Një sekond se nuk e drejtoni ju komisionin. Doni ta prishini mbledhjen. Mu drejtoi mua, pastaj u drejtohem unë. Shtruar, avash avash. Prit një sekond mo burrë. Zoti nënkryetar që bën zhurmuesin, cilit nen po i referoheni? Sapo morët vesh cilat janë kërkesat për informacion, po kërcen nga belaja. Të nderuar kolegë e kuptoj shqetësimin dhe djegien e mizës nën kësulë për pyetjet ndaj institucionet. Nuk mund të intimidosh ekspertët
Gogu: Kuptimi i kryetarit për detyrat e komisionit dhe detyrat e anëtarëve rezulton i cekët, sepse ne këtë marrëdhënie kemi me ekspertët.
Salianji: Fol fol se shfryhesh. Citoni ligjin ose rregulloren kur merrni fjalën
Gogu: Pyetja ime tjetër është kjo
Salianji: Po për kë e ke pyetjen
Gogu: Për ekspertët, ma ngarkon ligji
Salianji: Mbi bazën e cilit nen dhe ligj kërkoni t’u drejtoni pyetje ekspertëve. A u çuat. Sikur i hodhët bombat. Kërkesa për informacion kanë sjellë. Nëse e mbyllni mbani përgjegjësi penale. Nëse e trajtoni këtë sallë si të ishte pronë e juaja, do të bëj kallëzim
Lajmi kryesor:
TIMS, opozita miraton kërkesat për informacion pa PS-në! Salianji: Arrestimi i Muçës, rezultati i parë! Gogu: Dje donit pafajësi për Berishën, sot silleni si gjyqtarë
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trajnim e praktika në shtet, 50 milionë lekë për rininë! PD kundër projektligjit
12 Mars, 15:47
-
Projekti ‘Smart City’ kalon në komisionet parlamentare, debate te ‘Siguria’, Dogjani: Pse u dyfishua vlera e huasë? Lamallari: Zbatimi për 12 muaj
11 Mars, 17:06
-
'Babalja'/ Gjykata e Lartë s’pranon rekursin e Salianjit, mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për kallëzim të rremë! Ish-deputeti i PD: Vendim me urdhër të Ramës
11 Mars, 09:25
-
U dënua për dosjen 'Babale'/ Po kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton nesër rekursin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji
10 Mars, 13:44
-
PD publikon pas zvarritjes edhe listën e Primareve të Tiranës! Një emër 'i panjohur' kryeson, dështojnë Dogjani, Nebiaj, Teliti, Biberaj, Kalaja dhe Harxhi! Njëri me zero vota! (LISTA)
2 Mars, 22:23
-
Akuzohet për fshehje pasurie, deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK
28 Shkurt, 15:16
-
EMRAT/ Ja kush janë 289 kanidadët e Primareve në PD! Nga ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni, te Spahia e Dogjani nën hetim nga SPAK! Qarqet ku do 'luftojnë' deputetët aktualë
20 Shkurt, 15:36
-
Gafa/ Asllan Dogjani ‘vret’ deputetët Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha në Kuvend (dhe një ‘Sorry...sorry!’)
13 Shkurt, 11:01
-
Vetëvrasja e 17-vjeçares, Dogjani në Kuvend: Bullizohej, shteti e vrau se e la të varfër! Hoxha: Mos bëj politikë me drama familjare
13 Shkurt, 10:46
-
Ervin Salianji në burg për kallëzim të rremë, Gjykata e Lartë cakton 11 marsin për shqyrtimin e rekursit
4 Shkurt, 14:38
-
Propozimi për dy gjinitë, Berisha kopjon Trump! Dorëzohet nisma ligjore në parlament (DOKUMENTI)
30 Janar, 20:56
-
'Babalja'/ Relatori për çështjen e Ervin Salianjit, PD sulmon sërish Gjykatën e Lartë: Manipuloi procesin, i zhvendosni ligjet sipas dëshirës
28 Janar, 16:04