Debatet për projektligjin mbi kthimin e pronave në Komisionin e Ligjeve

Diskutimi i projektligjit për pronat dje në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate mes Ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu dhe deputetit socialist Pandeli Majko.

Rusmajli:
Kemi mbetur pa dëgjuar shpjegimin e amendamenteve që deputeti mediu ka bnërë lidhur me këtë projekglij, deputeti mediu është në këtë sallë për të bërë shpjegimin e amendamentee të veta. Do të kërkoja të dëgjonim deptetin mediun të jepte shpjegime për amendamentet e tij që të mos i kthehemi shpjegimit të dokumentacionit të depozituar e më pas të vazhdojmëm diskutimn në total. Do të kërkoja nga deputeti mediu të mund të na jepte shpjegime.

Mediu: Amendamenet janë bazuar në frymën e zgjidhjes së çështjes së pronës private në mënyrë të drejtë, duke pasur në konsideratë politikën që nuk kanë ofruar zgjidhje dhe duke u nisur nga prakikat e mëparshme të kuvendit. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kur është ngritur komisoni shtetëror dhe në gjykimin tim është parë e arsyehsme që të ruhet kjo hierarki e marrëdhënies me metodikën. Zoti Halimi ka përcjellë material për vlerësimine pronës, do kërkoja mirëkuptimin tuaj të japë një shqyrtim që për këtë pjesë, pas këtij material dhe nuk mund të shprehem deri në detajë. Shqetësimi ka qënë të ruhet hierarkia e vendimarrjes që garanton më të drejtë vlerësimin e pronës private.

Halimi: Është diskutuar raporti relatorin. Jemi ulur javën e kaluar dhe kemi rënë dakrot që një pjesë e të gjitha shqetësimeve që janë ngritur nga ai, që do të trajtohen më pas nga relatori dhe do të biem në një draf të përbashkët për të gjitha nenet. Ka disa çështje që duhet të shqyrtohen më hollësisht ndaj anëtarëve të komsionit. U është shpërndarë një material i përkthyer, për të sqaruar hierarkinë e pronës. Kemi rënë dakrod që të bëjmë disa riformulime që kanë të bëjnë me nenin 1 dhe 4, do të ketë një riformulim në pjesën e kompetenecave Ëshrë kërkuar të shtohet një paragraf dhe për të gjitha këto qeveria ka rënë dakord.

Mediu: Duke rënë dakord për metodikën sesi do të aprovohet, kam 2 amendamente që duhet të merren parasysh nga mininstria e Drejtësisë. E para ka të bëjë me shtimin në paragrafin e fundit rreth tokave të pafrythsme, të cilat duhet ti nënshtrohen ligjit 92/35 dhe ndryshimeve, që kërkohen në këtë ligj. E dyta, është e domsoshmeo që në nein 28 /1 të ketë një detyrim për agjensinë e kthimit të pronave për personelin, që të avancojmë sa më shpejt në këtë rpoces. Ngre shqetësimin se kjo agjenci ka numër më të kufizuar punonjësish që ka aluizni, duhet që si nga ana e personielit dhe nga ana e afateve të kenë detyrimine përcaktuar. Kemi vendosur një afat dymujor për personelin, ministri e Drejtësisë mund ta shikojë se kush duhet të jenë afatet konkrete që duhen vendosur për këtë çështje, duke pasur parasysh numrin e dosjeve dhe problematikën e madhe që ka kjo çështje.

Rusmajli: Për procedurë zoti Majko.

Majko: Janë duke e vënë komisionin në një situatë të paprecedentë. Kam një projekligj të firmosur nga kryeministri, dhe komisoni ka ndryshime përballë dy ministra që vijnë me mendime të ndryshme, mendoj se kjo histori nuk mund të diskutohet kështu. Ndjesë dy kolegëve që janë deputetë por njëkohësisht dhe ministra. Por mendoj se janë duke e vënë komisionin në një situatë të paprecedentë. Unë këtu kam një projektligj të firmosur nga kryeministri, dhe tani komisioni ka përballë dy ministra të cilët vijnë me mendime të ndryshme. Mendoj se kjo histori nuk mund të vijojë kështu. Në qoftë se kryeminsitri ka firmosur dy ministrat në bazë të kushtetutës nuk mund të vijnë të na paraqiten në komision të ligjeve me mendime të ndryshme. Ne si komision ligjesh, nuk mund të jemi arbitra mes anëtarëve të qeverisë të cilët na vijnë këtu mendime të ndryshme. Zoti Mediu, unë iu respektoj por nëse keni mendime të ndryshme duhet ti kishin paraqitur në qeveri. Në momentin që qeveria firmos një projektligj, ju nuk keni të drejtë kushtetuese të vini këtu. Zoti Mediu nëse keni mendime të ndryshme nga Qeveria duhet të jepni dorëheqjen si ministër dhe duhet të vini këtu si deputet dhe të shprehni mendime të ndryshme nga qeveria dhe nga programi i saj.

Rusmajli: Përtej opinioneve personale, ky komision vepron në bazë të rregullores së Kuvendit. Rregullorja e Kuvendit njeh të drejtën e çdo deputeti të marrë nisma të veçanta, ose në lidhje me projektligje që janë në axhendën e zhvillimit të tij. Diskutimi ynë procedural fillon dhe mbaron këtu. Diskutimi ynë ka të bëjë me nismën e deputetit për të paraqitur amendamente dhe besoj që asnjë nga kolegët këtu nuk ka ndërmend të kontestojë të drejtën e deputetit Mediu për të paraqitur amendamente. Këtu diskutimin tonë në komision ne e mbyllim. Deputeti Mediu është në të drejtën e tij në raport me rregulloren kështu që mos t'a diskutojmë këtë pjesë procedurale.

Mediu: E para Kushtetuta që lexon zoti Majko dhe Kushtetuta që lexoj unë nuk e ndalon inicativën e deputetit për të sjellë këtu nisma ligjore. Siç theksuat ju dhe vetë rregullorja e Kuvendit e lejon këtë. Dhe besoj se duhet ti lexojmë mirë. Në qoftë se duam të bëjmë pastaj debate të pavlefshme mendoj që nuk është vendi. Sa i përket mendimeve të mia të shprehura, ose të pashprehura në Qeveri kjo është një çështje që mund ta vërtetojë zoti Majko. Të hapë protokollin e mbledhjes së Qeverisë për këtë çështje. Sa i përket pozicionit tim politik për të qënit ose jo në Këshillin e Ministrave mendoj se duhet të jetë i rezervuar të bëjë rekomandimet. Mund të ketë të tjerë që mund ta bëjnë atë rekomandim se çfarë pozicioni duhet të kem unë ose jo në qeveri.

Fino: E vlerësoj deputetin e PR, Fatmir Mediu të sjellë amendamente, absolutisht jam dakord me ty që çdo deputet ka të drejtë të sjellë amendamente, por pyetja që kam unë është shumë e thjeshtë, meqenëse kemi të bëjmë me deputetin e PR, por dhe me ministrin e Mjedisit që ka qenë pjesë e kabinetit. Dua të di këto amendamente dhe këto sugjerime i ka bërë në mbledhjen e KM edhe nga pozicioni i deputetit të PR përveçse është ministër? Dhe çfarë përgjigje ka marrë nga KM që ka ardhur në Parlament?

Mediu: Sa i përket rastit konkret që është parashtruar këtu, ministria e Mjedisit nuk ka marrë informacion për projektligjin. Ka mbështetur në parim zgjatjen e afateve sepse e konsideroj që dhe afatet janë tërësisht vendimarrje politike të cilat nuk mund të vendosin për të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronave. Në dy projektligjet që janë bërë amendamentet kam shprehur qëndrimin tim kundër në lidhje me këtë çështje dhe e kam bërë këtë qëndrim publik në mbledhjen e KM.
Debati është zbardhur sot në gazetën Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023