Debatet për kreun e grupit të PD, Kikia në Report Tv: Komike, zgjidhet nga deputetët! Anëtari i Kryesisë: Vendim i Kuvendit Kombëtar, duhet zbatuar

TIRANË- Kuvendi u përfshi ditën e sotme nga debate pasi Lindita Nikolla njoftoi shkresën e Partisë Demokratike se Lulzim Basha është kreu i grupit, por u kundërshtua ashpër nga Bardhi. Anëtari i Kryesisë së PD, Gentian Gaba tha në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, se ku debat është ezauruar dhe se tashmë kreu i grupit është Lulzim Basha sipas vendimit të Kuvendit Kombëtar. Gaba thotë se dera është e hapur për të gjithë demokratët, por duhet të respektojnë vendimet që janë marrë nga instancat.

“Vendimet e kuvendit mbështetën ndryshimet statutore që lejojnë atë që u konkretizua sot, s’ka konfuzion. Basha do mbulojë edhe funksionet e kreut të grupit, me mundësinë për të deleguar tek një nga nënkryetarët. Nëse nuk respektohen vendimet e institucioneve, s’kemi ca t’iu bëjmë. Dera është e hapur, janë të lirë të japin kontributet e tyre, por janë të detyruar të respektojnë vendimmarrjen”, tha Gaba.

Ndërkohë, për analistin Mentor Kikia kjo situatë është komike. Ai thotë se Nikolla njoftoi që grupi i deputetëve të PS kishte zgjedhur kreun e grupit Bledi Çuçin, ndërsa në kampin blu ishte zgjedhur nga vetë Partia demokratike. Sipas Kikisë, kjo nuk ka vlerë dhe se sipas rregullores së Kuvendit, kreu i grupit duhet të zgjidhet nga deputetët.

“Sesioni i ri nisi aty ky është lënë me luftën e brendshme, tashmë e radikalizuar edhe më shumë me zyrtarizmin e ndarjes në 2 apo 3 pjesë. Dy kryetarë dhe tashmë është shndërruar në një lloj komedie politike. Kësaj i mungonte edhe lufta për kreun e grupit. Po ti referohemi rregullores, tha grupi i PS ka zgjedhur kryetarin e ri, ndërsa thotë PD ka zgjedhur kreun e ri. Te PS e ka zgjedhur grupi i deputetëve, tek PD e ka zgjedhur PD dhe kryetari i PD ja delegon një tjetri. Kjo e fut këtë në pjesën komike. Nëse sipas rregullores e zgjedh grupi i deputeteve, të mblidhen aq sa janë dhe ta zgjedhin.

Ai vendimi s’ka vlerë në parlament. Parlamenti ka rregulloren e vet. Ju mund të merrni vendim apo PS, që kreu i grupit k atë drejtë të flasë një orë më shumë se ai tjetri, por kjo s’ka fuqi se Kuvendi ka rregullat e veta”, tha Kikia.

Ditën e shtunë, Lulzim Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD, në mbledhje u miratuan të gjitha ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, ku ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike do të jetë Lulzim Basha, njëherazi edhe kreu i grupit parlamentar. Basha njoftoi sot se detyrën do ia kalojë një prej nënkryetarëve. 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë