Debati, Hashim Thaçi: Korrigjimi i kufijve mund të bëhet pas njohjes nga Serbia

Debati, Hashim Thaçi: Korrigjimi i kufijve mund të bëhet pas njohjes nga Serbia

Hashim Thaçi

Në Kosovë vijon që të jetë mjaft i nxehtë debati për rishikimin e kufijve me Serbinë. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti akuzoi Thaçin se ai tashmë e ka arritur marrëveshjen me Serbinë për korrigjimin e kufijve. Sipas tij, marrëveshje ka, madje të nënshkruar, por korrigjim nuk ka.

“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.” – Faik Konica. Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur. Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi - Vujanoviq për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018. Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne.

Albin Kurti

Por, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një letre drejtuar ambasadorëve në Prishtinë shprehet se synon që fillimisht nga marrëveshja, Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa më pas mund të rishikohen kufijtë.

Ne synojmë, me të drejtë, që përmes kësaj marrëveshjeje, përmes njohjes formale në mes të Kosovës dhe Serbisë, të na hapet mundësia që të bëhemi shtet anëtar i OKB-së, OSBE-së, Paktit NATO dhe të na ofrohet njëmend perspektiva e anëtarësimit në BE.

Njohja reciproke në mes të dy shteteve, do të mund të përcillet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hashim Thaçi

Debati lindi, pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren