Debati i Lleshajt me Drejtorin e Urbanistikës/ Ndreu për Report Tv: Pallati im u dëmtua nga tërmeti, por nuk dal pa folur ekspertët

LEZHË- Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka reaguar për herë të parë në emisionin Repolitix me gazetarin Denis Minga lidhur me debatin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me arkitektin, drejtor Urbanistike në qarkun Lezhë, i cili u shpreh se një pallat në Lezhë është i pabanueshëm, duke hasur në kundërshtimin e ministrit.

Ndreu tha se pallati për të cilin u zhvillua debati është pikërisht pallati ku edhe vetë ai jeton dhe prej ditësh ka fjetur aty duke qenë se nuk mendon se është në gjendje të rëndë. Ndreu tha se deri më tani inxhinierët e bashkisë nuk e kanë nxjerrë të pabanueshëm pallatin në fjalë, ndërsa u shpreh se do të presë me gjakftohtësi rezultatet e vëzhgimit të inxhinierëve nga Tirana dhe nëse do jetë e nevojshme do të thërrasë edhe një grup ekspertësh të huaj.

Lidhur me debatin mes arkitektit dhe ministrit Lleshaj, Ndreu tha se ministri ka të drejtë sepse nuk mund të hapet panik mes banorëve pa pasur një vendim konkret nga ata e ekspertëve, ndërsa u shpreh se banorët që nuk ndihen të sigurt dhe janë të përfshirë nga paniku duhet të largohen deri në daljen e një konluzioni përfundimtar.

"Jemi në një pallat që kemi që në mëngjes që e inspektojmë me një grup inxhienierësh nga Lezha. Kemi konstatuar disa probleme por duhet parë nga një grup i specializuar. Nuk ka vend për panik. Ka ardhur një ekip nga Tirana. Nesër do të vijë edhe një ekip i huaj. Po kontrollojmë të gjitha pallatet e Lezhës. Do kalojmë banesë për banesë. Jemi në një fazë teknike dhe po shikohet struktura e pallateve nëse ka nevojë për ndërhyrje. Nuk ka vend për panik tek pallati në fjalë por edhe në pallate të huaja. Duhet të jemi të rezervuar. Pallati ku jetoj unë. Unë këtu kam fjetur gjatë gjithë këtyre netëve. nuk ka vend për panik por ka nevojë për ekspertë më të specializuar. As edhe një banesë nuk do ngelet pa u inspektuar. Ne kemi filluar dhe do  vazhdojmë deri në lagjen Besëlidhja ku dyshoj se ka probleme në pallatet e vjetra që nga tërmeti i '79. Pallatet e reja nuk ka na kanë paraqitur probleme në konstrukt. Por janë probleme të riparueshme.  Nuk është momenti i panikut. Një ekip më i specializuar duhet të vijë ta shohë. Nuk mund t'i themi banorëve që ky pallat është i pabanueshëm. Nëse do dikush të largohet mund t'i sigurojmë strehim që të qetësohet derisa ekipet e ekspertëve të japin një konkluzion. Janë 8 pallate që i kemi nxjerrë sot në Lezhë të pabanueshme që do mbikëqyren

Unë nuk kam pasur asnjë debat. Lleshaj ka ardhur. Ka qenë një komunikim i ministrit për të shuar panikun. Ai është përballur me grupin e banorëve në panik dhe në atë moment nuk e ka parë të arsyeshme të diskutohet ana teknike. Ministri ka pasur të drejtë. Nuk është momenti për të hapur panik. Nuk ka qenë momenti të bëhet panik. Edhe vetë do fle këtu dhe nuk mund të thuhet se sot duhet të dilni të gjithë. Ne i kemi thënë se nëse keni mundësi të shkoni tek të afërmit që të mos përfshiheni në panik. Frikë kam edhe unë, kanë edhe familjarët e mi por kjo nuk do të thotë se nuk do flemë nëpër shtëpia. Mes ankthit dhe gjykimeve duhet të ndahen gjërat. Duhet dhënë ai verdikt që duhet. Nuk është rasti të gjykojmë. Te pallati im jo, as te disa pallate të tjera. Ka qenë tërmet dhe duhet të jemi realistë se nuk janë hekura

Deri tani nuk më është thënë nga inxhinierët se banorët duhet të evakuohen. Ky është rasti i konkluzionit. Nuk kam si i them njerëzve ikni. Unë si kryebashkiak do pres atë që thonë ekspertët e fushës. Për ta bërë më serioz këtë situatë mund të thërrasim ekspertë. Nuk është rasti të mendojmë se ky pallat është i pabanueshëm sot", tha Ndreu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 04/12/2019 09:18

    Ka nje shprehje ketej nga jugu "zog b...e"Keshtu ngjau edhe ai Shefi Urbanistikes dje ,se i kan mbushur zyrat me kalamoja, situata po shume e veshtire edhe jemi komplet ne coroditje totale.Humbjet jane te medha ne jete njerezore po edhe demet , megjithate gjitheshka eshte e riparueshme pervec jeteve qe do te mbeten si shpirtera alarmi i cdo njerit prej nesh kur ben keq ate qe domosdoshmerisht duhet bere si duhet .

    Përgjigju
  • Faruku: 04/12/2019 07:20

    Zakonisht robi nuk hyn pa folur eksperti, ky tipi nuk del pa folur eksperti. Uffff. Ca nuk degjojme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD