Për herë të parë Këshilli Bashkiak mori vendim për përjashtimin nga mbledhja të këshilltarit të djathtë Fabian Topallaj. Topallaj gjatë mbledhjes ka zhvilluar debate të ashpra me këshilltarët e majtë, por gjatë përfundimit të saj debati ka degjeneruar në ofendime të rënda.
Këshilltarja e PDIU-s, Vjollca Braho kërkoi përjashtimin e Topallaj pasi ai i tha “kafshë” një prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Këshilli e ka hedhur në votim propozimin, i cili është miratuar me votat e shumicës. Por pavarësisht vendimit, Topallaj ka refuzuar të dalë nga salla e Këshillit Bashkiak. Ai tha se nuk mund të merret një vendim
përjashtimi, pasi këshilli nuk e ka këtë të drejtë.
Përjashtimi Debatet: I tha ‘kafshë’ dy këshilltareve
Vjollca Braho: Propozoj përjashtimin e Fabian Topallajt nga mbledhja e Këshillit Bashkiak
Dalipi: E hedhim në votim...miratohet. z.Topallaj largohu se je i përjashtuar
Fabian Topallaj: Eja më largoni, s’keni të drejtë
Dalipi: Po rrini kot se ju jeni i përjashtuar. I kërkoj punonjësve të zbatojnë vendimin.
/Shqiptarja.com