TIRANE- Këto ditë, në fokusin e medias ka qenë raporti i parë i komisionit të caktuar për reformën në arsimin e lartë dhe diskutimi i tij me grupet e interesit (kjo e fundit- fjalë e madhe, se, në fakt, është përqendruar vetëm në departamente, por kjo është një çështje tjetër). Brenda komunitetit akademik ka pasur reagime të ndryshme për gjërat e reja që propozohen në raport, një pjesë e të cilave negative. Reaksioni më negativ vjen nga ajo pjesë e pedagogëve, të cilëve masivizimi, inflacionizmi dhe degradimi i arsimit të lartë në dekadën e fundit i ka ardhur për shtat dhe, për pasojë, i intereson kjo “status quo”.
Në departamentet dhe senatet e universiteteve tona janë krijuar gardhe fosilesh profesorati, të cilët emërojnë e mbajnë pedagogë mediokër në mënyrën më klienteliste të mundshme, sepse kështu ruajnë “establishmentin” dhe sigurojnë vazhdimësinë. Sigurisht, reformat dhe ndryshimet nuk i vijnë për shtat një pjese të konsiderueshme pedagogësh, shefash departamentesh, dekanësh e rektorësh, të cilët kanë vite pa bërë një punë shkencore dhe një botim origjinal, të ndryshëm nga kopjet apo përkthimet.
Sigurisht, sepse titujt i kanë marrë nëpërmjet qeverisë së radhes apo zarfit dhe me reformat e propozuara në raport e dinë që do vijë një ditë kur botimi i tyre on-line në anglisht do rezultojë plagjiaturë. Sigurisht, sepse janë të disa-punësuar dhe marrin nga 7 rroga, veç qenies edhe nëpër disa borde dhe reformat e propozuara do ua heqin këtë privilegj, duke i dhënë mundësinë shumë individëve të aftë, bile dhe të diplomuar jashtë, që, për shkak të mungesës së “miqve me pushtet”, rrinë rrugëve dhe në mëshirë të këtyre fosileve. Pra, këta janë disa nga kategoritë që “kërcejnë” kunder reformes.
Personalisht mendoj që reforma ishte dhe është imperative, e domosdoshme dhe madje shumë e vonuar. Në humnerën në të cilën ka rënë arsimi i lartë shqiptar, me nivelin e tij të degradimit dhe të devaluimit, reforma duhet të jetë, jo vetëm urgjente, po dhe shumë e thellë. Kam bindjen që shumica e propozimeve në raport do ndihmojë në rritjen e cilësisë, standardeve të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në universitetet tona (ndonëse jam për masa dhe më të forta në funksion të cilësisë, si psh më duket tepër e ulët nota mesatare dysheme 6, si kriter kombëtar për hyrjen në testim në programin Bachelor).
Por ajo për të cilën kam rezerva është ekipi që po bën reformën. Përveç kryetarit të komisionit, një individ me kredenciale solide akademike (që e tregon puna si pedagog në një nga universitetet më të mira të Anglisë), një pjesë e anëtarëve të komisionit janë gjysmë-anonimë dhe shumica e tyre larg nominimit si “ekspertë dhe studiues të arsimit të lartë” (siç thuhet në termat e referencës), për të mos u ndalur tek përfaqësimi jo i drejtë sipas fushave, ku psh nga shkencat sociale nuk ka asnjë përfaqësues (ndërkohë që, nga 11 anëtarë të komisionit, tre vijnë nga biologjia).
Por ajo që është me indinjuese dhe zhgënjyese është që një pjesë e anëtarëve të komisionit janë autorë dhe aktorë të kazmës që ju vu deri dje arsimit dhe sot nxitojnë të dalin si reformatorë. Jam e sigurtë që kryetari i komisionit nga LSE do të kishte zgjedhur një ekip me më shumë ekspertizë dhe me kredenciale edhe ndërkombëtare akademike (pra dhe me individë të diplomuar jashtë, që i kanë të dy eksperiencat, atë akademike perëndimore, dhe atë shqiptare), nëse kjo gjë do të ish lënë në dorën e tij. Shqipëria e 2014-ës nuk është ajo e 1992-shit, pasi sot ka me dhjetëra e qindra, jo thjesht të diplomuar jashtë, por në universitete prestigjoze perëndimore, të cilët janë ofruar të japin kontributin në këtë reformë kaq të rëndësishme, por fatkeqësisht janë lënë jashtë procesit.
Një çështje tjetër e raportit dhe reformës, e dukshme edhe në debatet televizive, është ajo e financimit të universiteteve. Pjesa e buxhetit të alokuar për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor është vërtet e ulët, por kjo nuk është arsyeja kryesore pse universitetet tona kanë degraduar në këtë gjendje. Rritja e buxhetit nuk është ai “magic ëand” që do të zgjidhë problemet. Arsimi i lartë shqiptar ka probleme të thella strukturore që lidhen me nivelin katastrofal të cilësisë dhe standardeve, që kanë ardhur si pasojë e nivelit të ulët të profesionalizmit të pedagogëve dhe masivizimit të universiteteve. Siç e kam thënë në shkrimin tim të mëparshëm, punësimi i pedagogëve mediokër me zarfa, që s’dinë të japin mësim dhe të bëjnë punë kërkimore, si dhe “shqyerja” e dyerve për studentët 5.1-sha apo part-time-sa janë faktorët kryesorë që kanë sjellë degradimin.
Nuk jam dakord me atë që thuhet në raport se “Pothuajse të gjithë standardet e një mësimdhënieje cilësore dhe kërkimit shkencor real e eficient...librat mësimore e botimet akademike janë të mangëta, kryesisht si pasojë e mungesës së financimeve të domosdoshme”. Një pedagog ka cilësi të dobët në mësimdhënie apo nuk bën punë shkencore dhe nuk boton një libër, jo se nuk ka para apo nuk investon shteti në te, po se ai nuk di dhe nuk do. Dhe ky pedagog i dobët “prodhon” studentë të dobët, e kështu shkon në rreth vicioz. Prandaj, më shumë se shqetësimi për rritjen e buxhetit për arsimin apo debatet kush do i financojë universitetet, problemi më urgjent, që kërkon zgjidhje, është akreditimi. Ky është ai shkopi magjik, që do zhdukë universitetet ‘phantome’, që janë kthyer në fabrika diplomash. Do të jetë ajo agjencia britanike që, në mënyrë objektive, të paanshme dhe e pandikuar nga politika apo qeveria e radhës, do lerë në ekzistencë ato universitete që do plotësojnë kriteret e standardet akademike.
Meqenëse në dy shkrimet e mia të mëparshme për arsimin e lartë e kam trajtuar hollësisht çështjen e akreditimit dhe atë të revitalizimit të kërkimit shkencor (dhe propozimet e mia ja kam sugjeruar dhe komisionit), këtu doja të ndalesha në një çështje tjetër problematike, që po bëhet gjithnjë e më alarmante, atë të titujve shkencorë.
Ashtu si degradimi dhe devaluimi i universiteteve në Shqipëri, edhe dhënia e titujve shkencorë, sidomos në 10 vitet e fundit, është kthyer në inflacioniste, klienteliste e deri politike. Vitet e fundit kanë ardhur duke u shtuar rastet, kur kriteret e përcaktuara në VKM-në përkatëse (Nr. 467, dt. 18.07.2007, “Për përcaktimin e kritereve dhe të proçedurave për kualifikimin, shkencor dhe pedagogjik, të personelit akademik“) dhe procedurat e zbatimit të tyre nuk janë zbatuar ose janë deformuar.
Në dhënien e titujve janë bërë normë standardet e dyfishta, pra që individët, të cilët kanë kredenciale të besueshme si eksperiencë në mësim-dhënie, botime të mjaftueshme dhe kredibile (bile në organe botimi perëndimore), referime në evente prestigjoze etj, sorollaten me vite dhe deri de-personalizohen, ndërkohë që individëve pa më të voglin kredencial akademik, që nuk kanë dhënë një ditë mësim, që nuk dinë ç’do të thotë botim apo referim, jo vetëm u jepen titujt, por dhe me procedurë të përshpejtuar, kjo falë pozicioneve politike apo lidhjeve me politikën (shembulli më tipik është ai i ish-kryetares së Parlamentit, së cilës ju dhanë brenda një kohe të shkurtër dy titujt: Dr. dhe Prof.Asoc, pa asnjë kredencial akademik), apo për arsye klienteliste dhe nepotike, si deri raste ekstreme qesharake dhe të turpshme, si ajo e dhënies së titullit “Dr.” kryetarit të Bashkisë së Kamzës.
Rritja pa masë e titujve shkencorë ka ardhur dhe si rezultat i moszbatimit me rigorozitet dhe konform standardeve nga universitetet publike të rretheve. Vlerësimi i titujve shkencore në këto universitete degjeneron në ryshfete, dreka dhe darka, në vend të realizimit të leksioneve të hapura apo referateve shkencore.
Një tjetër problem është ai që, pas inflacionizmit të bachelorit dhe masterave, fenomeni po shtrihet dhe në doktoraturat. Sasia dhe cilësia e doktorantëve të pranuar reflekton ndikimin e politikës dhe nepotizmit edhe në domenin më elitar dhe prestigjoz të akademisë. Pas manisë për t’u bërë të gjithë me mastera, tani duan të bëhen të gjithë me doktorata dhe kjo, jo se kanë pasion punën kërkimore, jo se kjo doktoratë do t’iu duhet në funksion të karrierës së mëtejshme në fushën studimore e akademike, por thjesht për të zbukuruar emrin me prefiksin “Dr.”, apo për ta vënë atë diplomë në kornizë për të dekoruar zyrën në administratën publike.
Problem tjetër është dhënia e të drejtës së titullit “Dr.” disa universiteteve private, madje në mënyrë selektive e kryesisht atyre të lidhura me ish-partinë në pushtet.
Si “individ interesi” (fatkeqësisht e pa-afiluar në ndonjë “grup interesi”), do t’i sugjeroja komisionit mekanizmat e mëposhtëm për të ndalur degradimin e mëtejshëm të titujve shkencore:
Së pari, të verifikohet cilësia dhe origjinaliteti i të gjitha gradave dhe titujve shkencorë të marrë në 10 vitet e fundit, duke siguruar transparencën dhe efektivitetin akademik, shkencor dhe kombëtar të tyre.
Së dyti, deri tani struktura “in charge” për vendosjen e kritereve dhe shqyrtimin e gradave dhe titujve ka qenë Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë (si organ i Ministrisë së Arsimit) dhe nga fakti që marrja e titujve ka degraduar në këtë situatë, merret me mend se si ky komision ka operuar dhe punuar.
Propozimi im do ishte që në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor të ngrihet një strukturë e monitorimit dhe verifikimit të titujve shkencorë, po kryesorja është që në përbërje të këtij komisioni të jenë individë me kredenciale ndërkombëtare akademike (domethënë me eksperiencë mësimdhënie, pune shkencore dhe botime në Perëndim).
Së treti, të përmirësohen dhe forcohen kriteret e pranimit në programet e doktoraturës, si dhe të shkurtohen kuotat e tyre, për të ndalur inflacionizmin, që është shtrirë edhe në ciklin e tretë.
Së katërti, t’u hiqet e drejta universiteteve private për dhënien e titullit “Dr.” deri në momentin e akreditimit të tyre.
Së pesti, të monitorohen me rigorozitet universitetet publike (sidomos ato të rretheve) për dhënien e titujve shkencorë.
Shpresojmë që kjo reformë të mbarojë në afatet kohore sa më të shpejta, për të mirën e shoqërisë shqiptare, pasi shkatërrimi i arsimit të lartë dhe atij pas-universitar është një nga dëmet më të mëdha që i është bërë Shqipërisë në vitet e fundit dhe ky dëm do jetë i vështirë të riparohet për disa gjenerata. Kryesorja është që kjo reformë në të gjithë fazat e saj, që nga hartimi deri tek implementimi, do të ketë sukses vetëm nëse aktorët e saj nuk do jenë servilët, konjukturalët dhe akrobatët e djeshem, por njerëz kompetentë e profesionistë e, mbi të gjitha, që kanë përkushtim dhe kurajo për të realizuar reformat dhe për të adresuar arsimin në korsinë e duhur.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com