Për një orë me radhë seanca e sotme plenare në Kuvend, ku po diskutohej për buxhetin e vitit 2022, u shoqërua me përplasje dhe gjuhë të ashpër kryesisht me grave deputete, ndërkohë që flitej për sjelljen etike. E gjitha nisi nga një deklaratë e deputetes së PD-së Grida Duma, e cila u tha deputeteve dhe ministreve të PD-së se do ato nuk ekzistojnë politikisht, pasi sipas saj bëjnë çfarë ju thotë Edi Rama. Por këto akuza nuk u pranuan nga deputetet e PS-së të cilat kërkuan që të ruhet kodi i i sjelljes.

Debatet dhe ofendimet personale ndërmjet deputetëve, nuk munguan edhe një ditë më parë në Kuvend, ku tërhoqën edhe vëmendjen e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila u tërhoqi vëmendje deputetëve për gjuhën e papranueshme dhe degraduese ndaj grave, aq më tepër e transmetuar në televizion nga Parlamenti. Ambasadorja u kërkoi liderëve politik në vend që të jenë më të përgjegjshëm për shembullin që ata japin.

Por me një gjuhë të dhunshme, Evi Kokalari aktivistja amerikane krah Sali Berishës, bënte thirrje dje publikisht që deputetja e PD-së Grida Duma të nxirret zvarrë nga zyra.

‘Demokratët janë të entuziazmuar kur flet Sali Berisha. Në thelb, PD po shkatërrohet nga Soros, sepse Soros ka punuar për të shkatërruar opozitën e vendit në Shqipëri. Për Grida Dumën, nuk duhet të jetë deputete. Ajo duhet nxjerrë zvarrë nga zyra, sepse po luan me ne të gjithë”, u shpreh Kokalari.

Një deklaratë kjo fyese dhe madje dhunuese për deputeten e PD-së, në një kohë kur duhet të përcillen mesazhe solidariteti dhë respekti midis grave në jetën publike...