Debati në mbledhjen e kryesisë së PD pas pakënaqësive ndaj listave të Bashës, 'zgjohet' Bujar Leskaj: Takim me sindikatat për programin e demokratëve

Debati në mbledhjen e kryesisë së PD pas pakënaqësive ndaj listave të Bashës, 'zgjohet' Bujar Leskaj: Takim me sindikatat për programin e demokratëve

Bujar Leskaj në takim me sindikatat

TIRANË- Pas lajmeve se paralajmëroi dorëheqjen nga drejtuesi i listës së PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj e ka mohuar një gjë të tillë, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai ka zhvilluar një takim, duke vënë theksin se është në krye të fushatës së demokratëve në Vlorë, e duke prezantuar programin elektoral. Takimi është me drejtues dhe anëtarë të sindikatave përgjatë viteve 1990-1997.

"Zhvillova një takim me drejtues dhe anëtarë të sindikatave përgjatë viteve 1990, 1997. Roli dhe kontributi i tyre për një Shqipëri më të mirë dhe një shoqëri më të drejtë është shumë i rëndësishëm përgjatë viteve të vështira që ka kaluar Vlora dhe vendi ynë, pavarësisht zbehjes së rolit të tyre vitet e fundit. Bashkëbiseduam për programin e Partisë Demokratike, si edhe për rëndësinë që kanë sindikatat, pavarësia dhe roli i tyre në shoqëri! Shqipëria ka nevojë për sindikatat dhe sindikalistët. Hallet, dhimbjet dhe nevojat e njerëzve të thjeshtë kanë nevojë për sindikatat dhe sindikalizmin. Sindikalizmin e ka lindur Liria dhe Liria ka nevojë për të gjithë", shkruan Leskaj.

Pak ditë më parë, u mblodh kryesia e PD-së, në Vlorë, së bashku me kandidatët dhe zgjati më shumë se tre ore, ndërkohë që u përfol për debate të forta dhe tensione. Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj i pari në listën e kandidatëve për deputet në qytetin bregdetar, mësohet se ka shprehur pakënaqësi në lidhje me listën e kandidatëve për deputet të propozuar nga Lulzim Basha. Sipas asaj që u raportuar më herët, Leskaj kishte pakënaqësi për ekipin e tij, me argumentin se në listë janë vendosur emra të dobët përballë kandidatëve të PS dhe pretendimi për të siguruar 4 mandate në Vlorë, me këto kandidatë vështirë të garantohen. Një prej emrave që thuhej se Leskaj kërkonte në listë dhe që nuk është përfshirë ishte pikërisht Genc Deromema, kryetari i degës së PD-së në Vlorë, por këto zëra u mohuan nga protagonistët e ngjarjes.

 Në mbledhjen 3 orëshe kanë qenë edhe Agron Kuliçaj e Sahit Dollapi.

Agron Kuliçaj pas mbledhjes së kryesisë së PD në Vlorë

Lista e kandidatëve të PD në Vlorë

  1. Bujar Leskaj
  2. Ina zhupa
  3. Fatjon Veizaj
  4. Arber Agalliu
  5. Gëzim Ademaj
  6. Nada Mecorapaj
  7. Jolio Dine
  8. Julin Zoto
  9. Nada Daullja
  10. Lasko Nesti
  11. Artird Hoxha
  12. Alta Haluci
  13. Lorenc Danaj
  14. Edmon Fetahu
  15. Manjola Nikolla
  16. Hysni Sharra
  17. Ilir Gunbardhi
  18. Afrovita Dhimojani

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve