Debati për Luftën/ Historiani Kasmi: Sipas burimeve të mia, janë 11 mijë dëshmorë! Ngjela: Ballistët nuk ishin tradhtarë, menduan se gjermani do fitonte luftën

TIRANË - Debati mbi luftën e dytë Botërore dhe numrin e dëshmorëve të rënë në Shqipëri vijon ende sot e kësaj dite të jetë i nxehtë, aq më tepër që në këtë mes futet dhe politika.

Në 'Studio Live' pasditen e sotme ishte i ftuar historiani Marenglen Kasmi i cili pati dhe një debat me avokatin Spartak Ngjela që foli me anë të Skype. Fillimisht, Kasmi sqaroi për Arbër Hitajn se nuk bëhet fjalë për 28 mijë dëshmor ashtu sic e paraqiti historiografia komuniste.

'Me shifra njëra palë gëzohet, pala tjetër mund të hidhërohet sepse shikon që ka humbur terren. Jemi mësuar se të artikulohet 28 mijë dëshmorë, po ti referohemi të vërtetës. Vetë Hoxha në Paris tha 28 mijë të vrarë, jo me status dëshmor.'

'Komisioni i parë për shpalljen dëshmor u mbodh në 1945, ku jepeshin shpërblime për ata që ranë kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve. Në fillesat pas luftës këtë status e merrnin luftëtarët anti fashistë, por dëshmor janë dhe të rënët në kampin e përqendrimit. Pas vitit 69 ka një lloj qetësie, nuk kemi shpallje dëshmor nga komisioni.'

Sipas tij bëhet fjalë për 11 mijë dëshmorë të regjistruar deri më tani.

'Po the numrin e vërtetë të dëshmorëve duket sikur zbeh luftën antifashiste. Pala tjetër thotë na paskeni gënjyer tërë kohën. Tani mund të jemi në shifrën 11 mijë. Pas vitit 90 bashkitë duhet ti përgjigjeshin këtij komisioni dhe të dërgonin dëshmorët e shpallur në vite. Jo të gjitha bashkitë janë përgjigjur. Statusin e dëshmorëve nuk e marrin bashkëpunëtorët me pushtuesin nazi fashist. Sipas burimeve të mira jo zyrtare, nga 2012 është rritur në 11 mijë numri i përgjithshëm.'

Ndërsa, sipas avokatit Ngjela nuk mund të bëhet fjalë për tradhtarë kur flitet për Ballin Kombëtar. Ai shton se ata u bashkuan me gjermanët për shkak se ata proklamonin Shqipërinë Etnike me Kosovën dhe Çamërinë.

'Mungesa e konceptit të historisë që shkelën ballistë. Ditën e çlirimit e dinë ata që kanë luftuar. Ata thanë 29 do mbajmë 29. Erdhi në pushtet Saliu dhe vuri 28. Ata thanë që gjermani i fundit iku në 29, ata janë njerëzit që shpallën dëshminë. Mori fund. Ça i dallon. Ata luftuan. Balli gaboi. E kam parë me vëmendje, pyetja ime ishte kjo. Sa anglezë kishit me vete, asnjë. Luftën e kanë drejtuar ekspertët anglezë.

Çfarë i ndodhte nacionaliste. Dobësia ishte që Gjermania u kishte dhënë Shqipërinë etnike. Ishte miopi, por me sens moral. Nuk ishte tradhti. Atje ku gabuan, pësuan. Mendonin se Gjermania do fitonte luftën. Ka qenë kalkulim politik. Jo tradhti. Pastaj ishte konflikti i së majtës me të djathtën. Anglezët nuk donin t’ja dinin kush ka moralin. Thanë do ndihmojmë kush lufton gjermanët. Dhe drejtuan luftën. Vetëm brigada e parë nuk kishte anglezë. Na dhanë dhe një mundësi, në funksion të nacionalizmit do ishin bashkuar të gjithë me gjermanët, Shqipëri nuk do kishte më.

Berisha ka bërë shumë veprime që bien ndesh me interesin kombëtar.'

Ngjela vijoi më tej duke thënë se ballistët nuk fituan pasi nuk kishin në strukturat dhe çetat e tyre anglo-saksonët, ata që fituan luftën që ishin të pranishëm në strukturat e partizanëve dhe i ndihmuan.

'Nuk luftuan ballistët. E kanë gjithë analet. Ata kishin sjellë Shqipërinë e madhe, ishin nacionalistë. Ishte defekt politik. Nuk vajtën se gjermani ishte pushtues. Ikën se dhanë gjithë territorin. I kishe të tëra me Çamërinë, Kosovën. Ishin me fitimtarët. Po të mos kishin ardhur anglosaksonët keq do ta kishin. Çështja që kjo lëvizje politike, iu dha këtë shans. Nëse anglo saksonët do humbnin luftën, Shqipëria prapë do fitonte.'

Ngjela e konsideron luftën si një përplasje mes anglo-saksonëve dhe Gjermanisë, ndërsa vendosjen e shqiptarëve në anën e anglo-saksonëve e quan një vendim strategjik që mundësoi aleanca të rëndësishme, veçanërisht me SHBA-të.

'Në librat e historisë mungon analiza korrekte e analizës së luftës. Të vetmin përparësi ishte pyetja që bëj unë më thoni sa anglezë kishit në formacionet. Lufta ishte mes anglo saksonëve dhe Gjermanisë. Këta u bënë të zgjuar dhe u bashkuan me anglo saksonët. Nuk them kush ishte më e moralshmja. Po të fitonin gjermanët do ishim ehu. Brenda nocionit gjermanik për Shqipërinë dolën SHBA. Kemi aleatë ata. Pyetja është do marrim territore të tjera, Kosovën ta dhanë. Ka shumë gjëra në favor', tha Ngjela.

Ndërsa Kasmi nuk sheh në luftën aq shumë pragmatizmin politik, sesa vlerën anti-fashiste që bëri bashkë shumicën e shqiptarëve kundër pushtuesit. 

'Kjo luftë nuk ishte parë masivitet të tillë. Anti fashizmi ishte vlera që bashkoi', theksoi historiani.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PASUES I VETERANIT TË LUFT.ANTF.NAC.ÇLIRIMTARE: 02/12/2024 20:43

    O Spartak qënke pjerdhur nga mëndia.Ku dole moreTUTKUN dhe ti tregosh atyre që bënl Liftln k/nazifashistët dhe tradhëtarëve tëvëndit.Po mirë more taku kur ishe në koridoret e K.Q.P.PSH e dijem.gj. atë po tëthem nj thënje:BABA QË KUR LINDE TI NË KËTL SHTËPI PUNËT PO NA ECIN KEQ.Megjithë atë ti nuk je baba por një baba e ke patur dhe nën hijen etij ti e takëmi tuaj prej TRADHËTARËSH të idealrve të të rënëve.Ballistët ishin njëlloj si ai që të njëgjitet pas këpucës dhe asgjë më shumë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet