Debati për McGonigal, Braçe në Report Tv: Do jetë seancë e mbushur me urrejtje! Të vijë dhe Basha e të tregojë se ku i gjeti 600 mijë dollarët që i dha për lobim

Debatin me mocion për ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama, nuk është aspak hall i qytetarëve shqiptar. Kështu thotë deputeti socialist Erion Braçe, i cili i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv paralajmëroi se do të jetë një debat i mbushur me urrejtje, ku do të flitet pa prova dhe pa fakte. Sipas Braçes, tashmë axhenda e Kuvendit është zënë nga Sali Berisha dhe të tijët.

‘Është javë e rëndësishme për një pjesë të PD-së. Parlamenti po të involvohet për një çështje që nuk ka asnjë lloji interesi për njerëzit zakonshëm. Unë mezi prisja që të Kuvend të trajtohej ligji për detyrimet kontraktore për bujqit. Axhendën e parlamentit e ka zënë Berisha me të tijët. Është një javë e rutinës 33-vjeçare me të njëjtët njerëz. Pas 33 vitesh ka ardhur në limit gjuha që përdoret në Kuvendin e Shqipërisë. Gjuha po deligjitimon parlamentin. Përfaqësuesit duhet të vijnë të diskutojnë për hallet problemet dhe si një institucion ku duhet të ushtrohet kontrolli për qeverisjen e vendit. Ajo gjuhë duhet të kishte ndryshuar me kalimin e viteve me kulture. Për shkak të prezencës së Sali Berisha kjo gjë nuk po ndodh, ndaj duhet të funksionojë rregullorja e Kuvendit që kjo lloj gjuhe të frenohet. Dy grupet duhet të kenë axhendat e tyre. duhet të bashkëjetojnë axhendat atje dhe kush e rregulloren, rregullorja e Kuvendit. Do jetë një seancë e mbushur me urrejtje. Duhet të flasësh me fakte e prova, por atje o hyn për të sharë, por nëse ti hyn në linjën normale me prova dhe fakte, ti je kot. Ti je njeri që s’ke mbrojtur as linjën e partisë asgjë.’- tha Braçe.

Përballë gazetarit Denis Minga dhe analistit Lorenc Vangjeli, deputeti i PS-së, tha se në seancën plenare të së enjtes duhet të jetë edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha. Braçe tha se Basha duhet të japë vetë llogari për financimet ruse në PD dhe se ku i gjeti 675 mijë dollarët që ia dha Nicolas Muzin, për të lobuar në favor të Partisë Demokratike në SHBA.  

‘Duhet të vijë Basha në Kuvend. Ti përgjigjet një pyetje të thjeshtë të kujt janë ato para, ku i gjeti. Se ka zbuluar Edi Rama atë skandal! I vdekur në këtë rast është ky. Ka lënë dhe atë grupin e vet atje. Çohet Tritan Shehu e i turret Enkelejd Alibeajt! Me vjen shumë keq që do të jetë ky debat. Herën e fundit që e kam parë Bashën në parlament ishte pasi kishte ik Berisha.’- tha Braçe.

Të enjten në seancën plenare të 2 marsit do të mbahet debate me mocion për Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI-së tashmë në hetim në SHBA dhe lidhjen me kryeministrin Edi Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
Rama-Ahmetaj debat në distancë, Braçe: Në çështjet ku përfshihet drejtësia, politikanët duhet ta qepin

 

I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, deputeti socialiste Erion Braçe, u pyet edhe për debatin në distancë ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj. Braçe tha se në çështej ku përfshihet drejtësia mendoj se politikanët duhet ta qepin.

‘Nuk më intereson fare! Është telenovela e javësh që shkoi që nisi ditë të enjte! Pasi kishte mbaruar Kuvendi! Do të vazhdojë të tjerret deri sa të dalë vendimi i gjykatës këtë javë. Nuk hyn fare në atë fokus që unë kam. Kam përshtypjen se duhet të gjithë ta pranojmë më në fund se pasi kemi bërë reformën në drejtësi për çështje ku involvohet drejtësia, politikanët ta qepim. Se kemi pse bëjmë punën e prokurorit, as të gjykatësit e as të pandeurit. Ky vend do të kthehet në normalitet në momentit që do të funksionojë sipas parimit që gjithkush do të bëjë punën e tij dhe jo të tjetrit. Unë bëj punën time. Fokusi im janë ato njerëzit që më kanë respektuar. Në momentin që involvohet drejtësia mendoj se politikanët duhet ta qepin në momentin që ivnolvohen ose e përdorin drejtësinë ose e pengojnë.’- tha Braçe.

Ora 18:41
Braçe në Report Tv: E kam refuzuar postin e Ministrit të Bujqësisë

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka pranuar se ka referuar postin e Ministrit të Bujqësisë në 2018. I ftuar në emisionin 'Kontrast' në Report Tv, Braçe u shpreh se nuk ka synim t'i zërë vendin ministres së Bujqësisë, por që 50% e popullsisë që merret me bujqësi të ketë një zë në Kuvend.

‘Qeveria ka nevojë për ndryshime. Ja kam thënë në zyrë që ditën A. Me thirri për të diskutuar me pyeti a isha mërzitur. I thashë nuk jam mërzitur. E kam refuzuar postin e Ministrit të Bujqësisë. Ma ka propozuar Edi Rama e kam refuzuar shtator 2018. Shumë e thjeshtë i kam thënë se nuk jam gati. Nuk dua t’i zë vendin ministres së Bujqësisë, por 50% e popullsisë që merren me bujqësi te kenë një zë në Kuvend' - u shpreh Braçe.

Ora 18:22
Braçe: Ka degë të qeverisjes që nuk performojnë si duhet! Garën s’e kemi me opozitën, por e kemi në raport me njerëzit

 

Deputeti socialist Erion Braçe i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv u shpreh se ka degë të qeverisjes të cilat nuk po performojnë si duhet.

‘Ka degë të qeverisjes që nuk parfumojnë si duhet. Unë nuk di të mbajë arra në gojë. Ashtu siç ka degë të qeverisjes që performojnë mirë.  Ka gjëra që kanë ndalur! Nëse ne nuk e pohojmë këtë ne nuk do të rregullojmë asgjë. Ka degë që nuk performojnë e që më pas kanë korrupsionin. Ne në këtë pikë i referohemi propagandës dhe jo asaj që vuajnë njerëzit. Efektet e mungesës së performancës i ndjejnë njerëzit dhe e ndjejnë edhe te ekonomia familjare tek kostoja e shërbimeve, tek kostoja që është poshtë tavolinës. Në momentin që themi jemi mirë, aty te deligjitimon qytetari. Nëse flas sot flas sepse më dhemb PS dhe dua që t’i ruhem deligjitimimit. Referuar pyetjes suaj. Nuk më intereson krahu tjetër. PS nuk ka garën në raport me opozitën. E ka në raport me njerëzit dhe njerëzit nuk merren të mirëqenë. Duhet të ndryshojmë politikën, atë hapësirë që ka zënë fajdexhiu ta zërë shteti.  Dje ka rënë shi për herë të parë mbas 32 ditësh. Ka thatësirë dhe e lajmëruan se do të ketë probleme me grurin me domaten. Supermarketet kanë racionuar sasinë e produkteve bujqësore. A kemi ministri Bujqësie ne apo jo. Me intereson të kem çdo gram produkti që ka dalë nga bujku. Tregjet janë bosh dhe unë dua të zë vendim tim në ato tregje. E kisha paralajmëruar situatën me vajin e ullirit!’- tha Braçe.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie