Shkrimet në media dhe deklarata e deputetit Tritan Shehu, e cila kundërshtonte pjesëmarrjen e aktivistëve të komunitetit të LGBT në zhvillimin e leksioneve dhe orëve të hapura në shkollat e mesme në Tiranë por edhe qytete të tjera ka ngjallur reagime të shumta, të cilave iu është përgjigjur drejtuesi i LGBT, Kristi Pinderi.
Në një shkrim Pinderi thotë se ndihen krenarë për punën që bëjnë si dhe për ftesën e marrë në shkolla, bazuar ne vendimin e qeverise ne 2016. Më tej, drejtuesi i organizatës vijon që vërejnë se personat që nxisin sjellje të dhunshme mes bashkëmoshatarëve nëpër shkolla, janë mësuesit apo drejtuesit e shkollave.
Ndërsa, deklarata më e hershme e deputetit Shehu ka qenë se pjesëmarrja e LGBT në shkolla mund te jetë shtysë që fëmijët, që janë ende adoleshentë të devijojë nga normat e prirjeve të tyre seksuale, ndaj Shehu i ka kërkuar ministrisë së Arsimit të japë shpjegime.
REAGIMI I TRITAN SHEHUT
Zhvillimi ne shkollat e aresimit para universitar me nxenesit aty, i aktiviteteve promovuese nga grupet LGBT, eshte pa dyshim e pa telorueshme, dhe ne mos perputhje me programet te studimit.
Ministria e Aresimit duhet sa me shpejt te jape shpjegime per keto veprime te pa bazuara ne ligj dhe te marre masat perkatese bllokuese e ndeshkuese.
Kjo eshte nje precedence e rrezikeshme ne te gjitha planet, qe mund te shtyje drejt devijimit nga norma te prirjeve seksuale te ketyre femijeve akoma adoleshente.
Per natyren njerrezore, per mbijetesen e species sone, per edukimin, per shoqerine e jeten vete, thelbesor eshte qendrimi ne menyre stoike te koncepti i Shenjte i Familjes, perberja e saj nga burri, gruaja e me shprese femijet.
Kjo duhet te perbeje kolonen kryesore te edukimit te femijeve, ndryshe i veme ata dhe shoqerine perpara problemeve e rreziqeve te medha.
Goditja e ketij principi bazal te ekzistences se shoqerise njerrezore, nuk ka asgje te perbashket me luften kunder diskriminimit; edhe ndaj grupeve LGBT, gje per te cilen ne kemi nje ligj te mire, i aprovuar edhe me kontributin tim direkt.
Nga ana tjeter ne Projekt Ligjin per Strehimin Social, vendoset qenia ne grupet LGBT si nje kriter per te perfituar keto banesa, duke e justifikuar kete me nje Rezolute te Kuvendit, gje qe nuk eshte aspak e vertete.
Pra me shkoqur, kriter per te perfituar Strehim Social, eshte dhe kjo lloj preference seksuale, qe realisht eshte nje devijim nga norma, gje qe qartesisht ka per qellim rritjet spekullative te deklarimeve si pjestare te atyre shoqatave.
Jam i bindur se Kuvendi i Shqiperise nuk do ta votoje nje artifice te tille, qe mbart ne vet vehte elemente te diskriminimit pozitiv ndaj shoqerise, si dhe hapesira te medha spekullimi.
Aleanca LGBT dhe ProLGBT
Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Pro LGBT po ndjekin me vëmendje se si për të disatën herë segmente të margjinalizuara të politikës shqiptare po dirigjojnë një sulm të shëmtuar ndaj të drejtave të njeriut.Ky sulm i përsëritur për përfitime të shpejta politike nga segmente të pandershme po i apelon një shoqërie që për fat të keq mbetet ende e painformuar. Që sulmi i koordinuar të ketë efekt, gjuha që po përdoret është gjuhë që synon të përhapë panik dhe frikë. Ky është një sulm jo vetëm ndaj organizatave LGBT, por një strategji që synon të keq informojë publikun dhe t’u sjellë përfitime disa politikanëve që sa kohë kishin mundësi ta bënin më të mirë këtë vend kanë dështuar.
Nuk është hera e parë që politikanë si Z. Ylli Manjani, ish-Ministër i Drejtësisë që duhet të ketë njohuri mbi të gjitha konventat e ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, përfshirë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, dalin hapur kundër të drejtave LGBT. Nuk është as për Tritan Shehun hera e parë kjo. Ai dikur, në kohën e organizatave rinore të partisë kishte kauzë sulmin ndaj kishave dhe xhamive. Sot përdor si kauzë sulmin ndaj të drejtave të njeriut. Në vetvete kauza është e njëjtë, targeti dhe mjetet ndryshojnë. As Znj. Mesila Doda nuk e ka për herë te pare.
Ajo që i lidh këta politikanë është fakti që janë të gjithë të dështuar sepse nuk mbahen mend për asgjë veçse për dështimin e tyre. Por neve kjo nuk na shqetëson. Ata me vetëdije kanë zgjedhur të mbijetojnë duke dështuar pambarimisht.
Çfarë na shqetëson në këtë histori është fakti se si Ministria e Arsimit refuzon të marrë anën e saj dhe përpiqet me çdo kusht të tërhiqet nga debati, ndonëse është në fakt institucioni kryesor për zbatimin e Planit Kombëtar të Masave për luftën ndaj diskriminimit të LGBT sanksionuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 390, datë 25.5.2016 .
I kujtojmë Ministrisë së Arsimit se ne nuk hyjmë as natën e as vjedhurazi nëpër shkolla, por këto takime zhvillohen në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Shqipëri, strategji e miratuar nga qeveria shqiptare në qershor 2016. Qëndrimet mohuese të MAS në këtë rast tregojnë edhe njëherë se qeveria ka dështuar të përmbushë angazhimet që vetë ka ndërmarrë që prej dy vitesh.
Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë është një ndër institucionet kryesore përgjegjëse për implementimin e këtij plani i cili përfshin aktivitete edukuese dhe ndërgjegjësuese më drejtues, mësues, psikologë shkollash dhe nxënës.
Sipas Raportit Evropian mbi të drejtat LGBT në arsim, Shqipëria klasifikohet ndër vendet e fundit të Këshillit të Evropës për çështje si aksesi në edukim, e drejta për të pasur mësues të zotë, mbështetjen dhe motivimin e secilit nxënës. Bazuar në studimin e Këshillit të Evropës i realizuar në Shqipëri nga Edmond Dragoti dhe Emanuela Ismaili 60% e mësuesve në sistemin arsimor shqiptar shprehen që bullizmi në shkolla ekziston dhe 77.2% e tyre thonë se kanë nevojë të trajnohen.
Në fund, viktimat janë nxënësit dhe të rinjtë të cilët janë pjesë e një ambienti ku nuk flitet për orientimin seksual apo identitetin gjinor, ku numri i vetëvrasjeve është i lartë dhe bullizmi ndaj të rinjve LGBTI është fenomen i përditshëm.
Vendimi për fushatat në shkolla nga LGBT