Debati për rolin e Metës në emërimin e anëtarëve të Kushtetueses, 'Venecia': Do e shqyrtojmë në mars

Debati për rolin e Metës në emërimin e anëtarëve të Kushtetueses, 'Venecia': Do e shqyrtojmë në mars

Në mars Komisioni i Venecias do të diskutojë në lidhje me 5 pyetjet që Kuvendi i Shqipërisë i drejtoi lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Lajmin e njofton vetë Komisioni i Venecias përmes një letre kthyer kryeparlamentarit Ruçi.

Thomas Markert, sekretar i Komisionit në letrën drejtuar Ruçit shkruan se Komisioni i Venecias do të diskutojë për një opinion në sesionin e marsit. Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës i drejtori 5 pyetje 'Venecias' në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit.

Edhe Presidenti i Republikës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së anëtareve të Gjykatës Kushtetuese. Theksojmë që përplasja institucionale mes Presidentit Meta dhe kryetarit të KED-së Dvorani përfundoi në SPAK.

Përgjigjja e Komisionit të Venecias

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 14/01/2020 18:32

    Me ardhjen e pranveres na hiqet dhe era e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë