Debati për TikTok dhe Snapchat/ 'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Brenda dhjetorit kamera në klasa! Do ndalojmë fare celularët në shkolla, kontroll për çdo gjë metalike

FIER - Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën “Janaq Kilica” për të vijuar takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok dhe Snapchat.

Rama tha se vrasja e Martin Canit u përdor për interesa politike dhe për biznes mediatik, duke krijuar konfuzion tek njerëzit që të mbahen pas ekranit.

'Dua të qëndroj tek një pikë tjetër. Kur një tragjedi merret dhe përdoret si material, për të bërë sa më shumë konfuzion në trurin e njerëzve me qëllimin për interes politik ose biznes mediatik. Domethënë të krijojë audiencë sa më shumë. Duke treguar dhe ta tregojnë sa më katastrofike që të mbahen njerëzit pas ekranit. Dalin bëjnë moral dhe tregojnë historia dhe dalin të paguar nga të tjerë. Në këto kushte gjatë gjithë këtyre ditëve është stimuluar një ndjenjë pasigurie se në të gjitha shkollat, fëmijët shkojnë dhe s’dihet a kthehen.'

Qeveria ka gati një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara që pritet të implementohet brenda dhjetorit, e cila do mundësojë kamerat e sigurisë në klasa dhe në çdo cep të shkollave.

'Do mbyllim marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për një program të sigurisë në shkollë që është një nga sukseset e teknologjisë në atë shtet, vendosjen nën monitorim digjital të shkollës, në çdo klasë, korridor. Ka sjellë atje që është ndryshuar dinamika e jetës në shkollë. S’ka aty doli tek lokali. Me këtë sistem, që nga drejtoria e shkollës, do ta kenë shkollën në kohë reale pasqyrë. Për të parë kush hyn e kush del. Edhe mësuesit edhe nxënësit.'

Rama tha gjithashtu se do ndalohet fare hyrja e celularit në shkollë, me anë të një kontrolli digjital. Ky kontroll do jetë për çdo gjë metalike që mund të ketë nxënësi dhe kështu sipas tij do evitohen frikërat për mjetet të ftohta me vete.

'Tek celulari kemi një diskutim. E kemi ndaluar në shkolla. Ka një nivel respektimi më shumë se e mendoja. Por ka toleranca. Kemi mundësi ta ndalojmë fare hyrjen e celularit në shkollë. Me kontroll digjital. Ai program ça ka në trup gjëra metalike, menjëherë ky duhet kontrolluar. Evitohen frikërat, jo hyri thika', thotë Rama. 

Kryeministri vuri në dukje një fenomen shqetësues: përhapja e gjysmë të vërtetave dhe një debat publik që shpesh thellohet në konflikt dhe tension. Ky klimë komunikimi jo vetëm që shton konfuzionin dhe stresin në shoqëri, por ndikon edhe në fëmijët, të cilët jetojnë në dy botë paralele—ajo reale dhe ajo virtuale, duke përjetuar presion të dyfishtë nga mediat dhe nga prindërit e ndikuar prej tyre.

'Më vjen mirë që ndoqa gjysmën këtij bashkëbisedimi. Nuk dua të zgjatem shumë, them disa gjëra janë edhe në një farë mënyre reflektim i bashkëbisedimit të parë me ministren në Tiranë. Gjëja më ka bërë më shumë përshtypje nga ai bashkëbisedim dallimi shumë i madh mes shqetësimeve serioze që shprehen ata në atë takim, baballarë por edhe njerëz që kishin edhe një horizont më të gjerë për komunitetin e prindërve në tërësi. Dhe reflektimit të shqetësimeve në pasqyrat e mediave, ekrane, portale, dita me natën. Dita me natën në aspektin e qasjes por edhe në aspektin mënyrës së komunikimit. Dhe jo por disa nga ata prindër duke folur për rrjete sociale, TikTok, ngritën shqetësimin që presioni i jashtëm këtyre lloj platformave mbingarkohet në mënyrë të jashtëzakonshme edhe nga platformat mediatik brenda vendit', tha Rama.

Rama kritikoi mediat dhe televizionet duke thënë se pasqyrojnë një realitet të deformuar për publikun dhe të cunguar. Kjo sipas tij krijon atë tension artificial që askush nuk mundet ta shpjegojë se nga vjen.

'Nuk e sjell për të folur për mediat, por për të vendosur në kornizë sfidën që ka sot një familje, edhe të rriturit përballë këtij presioni që rrit tensionin dhe konfuzionin dhe nuk e bën më të lehtë por më të vështirë.. edhe mësueset janë në këtë presion si të gjithë qytetarët e tjerë. Një furtunë e përditshme lajmesh, pjesa më e madhe gjysëm të vërteta. Një lum i madh  njerëzish që flasin, që debatojnë, zihen. Një mënyrë komunikimi në mexhelis përmes ekraneve që është shqetësuese. Kulmon aty normalisht duhet të kishte si minimum një etikë komunikimi si salla e parlamentit.

Një pasqyrë e deformuar e realitetit. Realiteti ka probleme, pro fakti problemet reale nuk diskutohen, që nga problemet reale merren spunto për të hedhur në mexhelis sa më shumë material në favorin tënd dhe kundër tjetrit, bën që shoqëria të jetojë një lloj tensioni artificial dhe kë vështirësi në të gjitha marrëdhëniet. Këtu hyjnë dhe fëmijët që jetojnë në dy botë paralele. Bota paralele e mediave, por tensionin e marrin nga prindërit.'

Duke iu kthyer hapave që mund të ndërmerren nga qeveria për të ulur rreziqet e rrjeteve sociale apo bullizmit mes fëmijëve, Rama shikon programet që ofrojnë mundësi për aktivitete pas shkolle, si sporti dhe detyrat që bëhen në shkollë, si shumë të rëndësishme. Sporti është një mjet i shkëlqyer për të mësuar disiplinë, bashkëpunim dhe për të forcuar trupin, ndërsa detyrat e bëra nën mbikëqyrjen e mësuesve ndihmojnë fëmijët të kuptojnë dhe të konsolidojnë mësimet e marra gjatë ditës, thekson Rama.

'Ajo hapësira mes klasës dhe shtëpisë. Po nuk u mbush nga ne do mbushet nga një gjë tjetër. jo të gjithë kanë mundësi ti marrin fëmijët kur dalin. Prandaj shkolla qendër komunitare, detyrat në klasë, sporti, jam partizan i programit të fermës në shkollë. Që fëmijët të mos e humbin kontaktin. Të mos mendojnë se domaten ju a sjell tiktok. E pabesueshme që të mos njohin kush është qen e dele', u shpreh kryeministri.

Më tej, duke iu referuar edhe ngjarjes tragjike dhe atyre sjelleve penale që lidhen me fëmijë, Rama tha se qeveria ka gati një projekt që do mundësojë një institut riedukimi për fëmijët, por jo si ai tradicional, ku fëmijët mësonin më shumë për të kryer vepra të tjera penale pasi dilnin prej aty.

'Kemi përfunduar një projekt për fëmijët në konflikt me ligjin. Model demokratik i shkollës së riedukimit. Ky është një program që e mbështet shumë BE, model i ri institutesh për fëmijët që kryejnë vepra penale të lehta dhe të rënda. Nuk është burg, është një institut që ka program të veçanta dhe pedagogji të veçantë që çfarë ka ndodhur të mos jetë traumë. Numrin e këtyre fëmijëve e kemi shumë më të ulët se sa shumë vende të zhvilluara në raport me numrin e popullsisë', tha Rama. 

Së fundmi Rama u bëri dhe një apel prindërve, të kryejnë një lloj parandalimi sado të vogël duke kontrolluar telefonat e fëmijëve dhe rrjetet në të cilat lundrojnë.

'Një minimum kontrolli duhet ta bëjë çdo prindi. Do ishte një lloj parandalimi sado i vogël. Megjithëse kanë një avantazh që passuordet e tyre nuk i hap dot, ata na i hapin të gjithë neve.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Siguria në shkolla, Rama me prindërit në Fier: Gati marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe! Vendosim kamera në çdo klasë! Së shpejti ndalojmë dhe telefonat

 

Kryeministri Rama duke folur me prindërit në Fier, lajmëroi se është gati një marrëveshje e qeverisë me Emiratet e Bashkuara Arabe për sigurinë në shkolla. Parashikohen të vendosen kamera në çdo klasë, korridor, hyrje dhe dalje e cila do monitorojë gjithçka. Më tej pritet të vendoset dhe sistemi për parandalimin e futjes së celularit në shkolla dhe të çdo mjeti tjetër metalik që do kontrollohet në hyrje.

Po ashtu, shton Rama, prindërit mund të kenë qasje në informacionin se si po zhvillohet mësimi i fëmijëve të tyre në klasë dhe mund të monitorojnë cilësinë e procesit edukativ.

Kjo mundësi, sipas tij ka sjellë një ulje të dukshme të bullizmit dhe sjelljes problematike në shkollat e Emirateve të Bashkiara Arabe, pasi nxënësit janë nën vëmendjen e vazhdueshme të kamerave dhe janë të vetëdijshëm për këtë.

'Ne i kemi vënë oficer sigurie në shkolla. Jam dakord, lokalet. Ka qenë gjithë hashashi që futej në shkolla. E kemi shtuar numrin e oficerëve. Mes oficerëve që e bëjnë punën mirë. Por në këtë botë, kur teknologjia është bërë oportunitet. Mund të zgjidhim gjëra me të. Do mbyllim marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për një program të sigurisë në shkollë që është një nga sukseset e teknologjisë në atë shtet, vendosjen nën monitorim digjital të shkollës, në çdo klasë, korridor. Ka sjellë atje që është ndryshuar dinamika e jetës në shkollë. S’ka aty doli tek lokali. Me këtë sistem, që nga drejtoria e shkollës, do ta kenë shkollën në kohë reale pasqyrë. Për të parë kush hyn e kush del. Edhe mësuesit edhe nxënësit.

Edhe prindi do vijë sa herë të dojë, të shikojë si rri fëmija në klasë. Me këtë program ata praktikisht e kanë çuar bullizmin në nivele minimale. Të qenit sikur po bën mësim në sytë e publikut, program që ka protokoll. Transformim shumë i madh. Të fokusohet vëmendja aty ku duhet. Dhe jo të shikohet nga të katër anët. Tek celulari kemi një diskutim. E kemi ndaluar në shkolla. Ka një nivel respektimi më shumë se e mendoja. Por ka toleranca. Kemi mundësi ta ndalojmë fare hyrjen e celularit në shkollë. Me kontroll digjital. Ai program ça ka në trup gjëra metalike, menjëherë ky duhet kontrolluar. Evitohen frikërat, jo hyri thika', thotë Rama. 

Ora 13:47
'Mësuesit i kemi gjetur të pambrojtur nga shteti', Rama: I detyronin të jepnin dorëheqjen, sot nuk i pyet më kush për kë voton

Gjatë takimit me prindërit në Fier, duke folur për rreziqet e TikTok apo Snapchat për fëmijët, Rama u ndal edhe tek gjendja e shkollave dhe tek ndryshimi sipas tij që ndërmori qeverisja socialiste që kur erdhi në pushtet në 2013. Rama thotë se më parë mësuesit nuk e kishin të sigurt vendin e punës për shkak të lidhjeve partiake.

Nga ana tjetër, problem ishte dhe që një pjesë e madhe e mësuesve nuk jepnin mësim në profilin e tyre. Ndërsa, shkollat përballeshin me mungesa të mëdha, si librat, palestrat dhe kushte të këqija higjienike, sot po kalojnë një transformim të dukshëm.

Më parë, në shumë shkolla mungonin librat dhe kushte elementare, ndërsa tani është e papranueshme të bëhet rindërtim i shkollës pa pasur palestër, një hap që tregon angazhimin për përmirësim të vazhdueshëm.

'Si pjesë e këtij procesi dhe qeverisja proces përmirësimi të vazhdueshëm. Nuk u kujtuam tani, sepse kjo shkolla këtu që e kam parë dhe më parë nuk do ishte kështu. Kur ne kemi nisur këtë përpjekje, të gjeje libra që rrinin nëpër rafte në shkollë duhet të kërkoje në memorie sepse nuk ekzistonin. Në banjo në shkolla, shkoje duke ndjekur ujin. Ta tregonte uji ku ishte banjo. Për të mos folur për palestrat, sot nuk e lejojmë që të bëhet një rindërtim shkolle pa palestër. I gjithë ky transformimi i domosdoshëm por jo i mjaftueshëm. Mësuesit i kemi gjetur njerëz të pambrojtur nga shteti. Nuk e kishin të sigurt vendin e punës. E detyronin të jepte dorëheqje sepse duhet të vinte dikush tjetër që kishte mik.

Kemi gjetur mbi 4 000 mësues jashtë profilit. Edhe këto takime që bëjmë tani, me kujdesin më të madhe të vijnë njerëz që janë përfaqësues të prindërve. Deri dje mësuesit ishin çohu hajde se erdhi. Të mbushur sheshet me mësues me kalamaj. Shumë të rëndësishëm edhe drejtorët. Nëse me mësuesit e zgjidhëm më parë. Nuk i prek më mësuesit për kë voton. Kemi bërë me ligj portalin. Në tërësi është kështu. Mbeti një influencë tek drejtorët e shkollave. Kemi një shkollë drejtorësh prej disa vitesh. I them që nuk jemi kujtuar tani. Por probleme do ketë gjithmonë', tha kryeministri.

Ora 13:40
Tragjedia e Martin Canit, Rama: U përdor për interes politik dhe biznes mediatik, duke krijuar konfuzion! Disa bëjnë dhe moral dhe dalin pastaj të paguar nga të tjerë

 

Kryeministri Rama së bashku me ministren Manastirliu vijuan me konsultimin e radhës në Fier me prindërit për ndalimin e TikTok dhe Snapchat. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se një problem i madh është trajtimi mediatik i tragjedive, si ajo e Martin Canit, ku ngjarje të dhimbshme shpesh manipulohen për të rritur audiencën apo për interesa politike dhe ekonomike.

Më tej shtoi se Shqipëria vlerësohet si një nga vendet më të sigurta, jo vetëm nga vendasit por edhe nga turistët e huaj, të cilët shpesh e krahasojnë pozitivisht me metropolet evropiane si Londra apo Parisi, ku ndjenjat e pasigurisë janë më të larta.

'Sigurisht sporti një nga ilaçet. Për 1001 arsye. Dua të qëndroj tek një pikë tjetër. Kur një tragjedi merret dhe përdoret si material, për të bërë sa më shumë konfuzion në trurin e njerëzve me qëllimin për interes politik ose biznes mediatik. Domethënë të krijojë audiencë sa më shumë. Duke treguar dhe ta tregojnë sa më katastrofike që të mbahen njerëzit pas ekranit. Dalin bëjnë moral dhe tregojnë historia dhe dalin të paguar nga të tjerë. Në këto kushte gjatë gjithë këtyre ditëve është stimuluar një ndjenjë pasigurie se në të gjitha shkollat, fëmijët shkojnë dhe s’dihet a kthehen.

Nuk është rasti. Nëse dëgjon të gjithë të huajt, Shqipëria nga vendet më të sigurta. Një nga arsyet pse turistët e duan Shqipërinë. Takoj të huaj, dhe thonë si ka mundësi. Nuk është ky realiteti në qytetet e mëdha të Europës. Në Londër nuk ecet në rrugë nëse ke një orë në dorë që ka një vlerë, nëse ke një çantë në krahë. Në fund të ditës gjithë procesi i bashkëjetesës së shoqërisë është një proces ngjarjesh, problemesh që nuk janë zgjidhur', tha Rama. 

Ora 13:33
'TikTok paraqitet në Kinë si platformë edukative, në perëndim si 'labirint qenërie'', Rama: Asgjë nuk e zëvendëson ndërveprimin njerëzor në mbrojtjen e fëmijës

 

Kryeministri Rama foli me prindërit në Fier teksa shprehu rreziqet që mbartin për fëmijët platforma sociale si TikTok apo snapchat, veçanërisht par ngjarjes tragjike më 18 nëntor tek shkolla Fan Noli, ku humbi jetën pas goditjes me thikë Martin Cani.

TikTok në Kinë paraqitet si një platformë edukative dhe inspiruese, ku fëmijët mësojnë aftësi të reja, krijojnë përmbajtje të dobishme dhe nxisin vlera pozitive, thotë Rama. Përkundrazi, në botën perëndimore, shton ai, i njëjti aplikacion shpesh perceptohet si një "labirint qenërie," një hapësirë ku mbizotërojnë reklamat, përmbajtja manipulative dhe algoritmet që rrisin varësinë.

'Në Kinë nuk është ky tiktok që ka bota perëndimore. Platforma nuk e ushqen atë kodin me këto lloj gjërash që ushqehen në perëndim. I çon fëmijëve si mëson një fëmijë, si zgjidh probleme, sa bukur këndon, kërcen, si fëmijët mbjellin pemë. Platformë edukimi. Përdoret për propagandën e shtetit. E kam tmerr tiktok, ça del material nga Kina, janë gjëra më të jashtëzakonshme. Jo vepra publike, jo njerëz që punojnë dhe qeshin. Në botën perëndimore është një ferr. Një labirint qenërie. Janë të gjitha reklama, truke për të tërhequr. Problemi tjetër nga pikëpamja teknike janë të pandalueshme plotësisht. Australia kaloi ligjin e parë në botë, flas për vendet demokratike.

Që ndalon të gjitha rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Nuk e kanë mekanizmin si ndalohet. Vendosja e filtrave kërkon identifikim. Kërkon një mekanizëm që platforma nuk ta jep. Ndalimi është i mundur në një pjesë shumë të madhe. Një ulje e rëndësishme e volumit të njerëzve që mund të kenë akses. Por nuk është zgjidhja, një nga shumë elementët e zgjidhjes. Mendoj se kështu si po shkon bota, të flasësh për një zgjidhje definitive është kot. Brezat e rritur pa password. Sepse asgjë nga këto nuk heq dot përgjegjësin dhe peshën që ka ndërveprimi mes të rriturve në familje dhe fëmijëve. Pastaj ndërveprimi mes shkollës dhe familjes. Pastaj në mes është rruga nga shtëpia në shkollë', tha kryeministri.

Ora 13:26
Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: TikTok frymëzon sjellje të gabuara! Nëse i jep telefon një fëmije, i ke dhënë një rrugaç për shok

 

Nga Fieri ku ishte së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, kryeministri Rama theksoi rreziqet që mbartin platformat sociale për fëmijët dhe adoleshentët. Rama nënvizoi se TikTok dhe rrjetet sociale të tjera, nuk janë hapësira demokratike, por biznese që funksionojnë mbi varësinë e përdoruesve. Ato shfrytëzojnë të dhënat personale dhe algoritmet për të krijuar një cikël të pafund konsumimi, duke ndikuar jo vetëm në sjelljen e të rriturve, por sidomos tek fëmijët. 

Fëmijët, kur u hiqet telefoni, shfaqin simptoma të ngjashme me të varësisë, shtoi Rama. Ndërsa prindërit shpesh u dorëzohen atyre për të ruajtur një qetësi të përkohshme, por në dëm të edukimit dhe zhvillimit të tyre.

'Dhe ndërkohë me të gjithë ne humanët, platformat bëjnë biznes. Nuk janë hapësira demokratike. Janë biznes. Gjithë futen aty, hyjnë në ato pjesët e tjera jo reklamat, afektohen. Edhe reklamat shfaqen kur je në një moshë të caktuara dhe ke interes për mallra të caktuara. Jemi në kushtet e një kohe kur krijon të njëjtën varësi siç krijojnë drogat. Edhe ju jam i bindur kush nga fëmijët tuaj kanë telefona, kur ja heq telefonin ke të bësh me një person që tjetërsohet. E dini dhe efektin çfarë lloj qetësie fiton ti kur ia lë atë telefon. Duket normale, por është gjëja më anormale kur futesh në një restorant dhe shikon prindër, është një gjë e vogël dy apo tre, ka dhe nga ata në karroca ku i vë i phone para, i heq atë fillon klithma.

Kjo botë është faktikisht një forcë e re. Nuk është më mësuesi-nxënësi-prindi. Është dhe ky tjetri, një hije. Në rastin e fëmijës ajo hija i thotë të gjithë kundrat që i thotë mësuesi apo prindi. Në tiktok nuk ekziston fjala faleminderit, më falni, mirëmëngjes. Nuk janë ato gjëra që thotë mësuesi. Dhe aty marrin një frymëzim tjetër. momentin që i jep fëmijës atë telefonin dhe nuk e kontrollon se është dhe pjesa e kontrollit. Çfarë shikon. Prindërit kur fëmijës i blejnë një telefon i japin një telefon i kanë dhënë një rrugaç për shok. Kaq kështu e shoh unë. Për shkak të detyrës i përdor. Se shmang dot. Kështu e shoh unë telefonin në dorën e fëmijës, adoleshentëve. Si një rrugaç për shok. Njësoj sikur i thua do bëj ca punë, dil tani edhe me atë kryerrugaçin e lagjes bëni një xhiro. E njëjta gjë. Tiktok po ashtu', tha Rama. 

Nëse prindërit nuk vendosin kufij dhe nuk kontrollojnë përmbajtjen që fëmijët konsumojnë, telefonat bëhen mjete që fuqizojnë ndikime negative. Varësia ndaj këtyre pajisjeve është krahasuar me atë ndaj drogës, dhe ndikimi i tyre psikologjik dhe social është një sfidë që shoqëria duhet të trajtojë me urgjencë.

Ora 13:19
Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon

Në takimin në Fier me prindërit në shkollën Janaq Kilica, kryeministri Rama u ndal tek rreziqet e platformave sociale që lundrohen nga fëmijët dhe adoleshentët si Tik Tok apo Snapchat.

Rama u shpreh se platforma të tilla krijojnë një sfidë komplekse për fëmijët, të cilët hyjnë në këto rrjete pa qenë selektivë, duke u ndikuar nga algoritmet që i udhëheqin gjithnjë e më thellë drejt përmbajtjeve që shikojnë.

Më tej shton, se ky proces, që nuk njeh gardhe apo filtra moshe, i lë fëmijët të pambrojtur përballë përmbajtjeve që stimulohen nga natyra njerëzore për të eksploruar të ndaluarën.

'Bota paralele, e TikTok, snapchat. Fëmijët nuk janë selektiv, është algoritmi i platformave që i fut thellë e më thellë në ato gjëra që shikojnë. Sepse në përmbajtjen e vet këto platforma kanë një instrument shumë djallëzor që marrin informacion nga çdo njëri prej nesh. Për platformat jemi mallra. Njësoj si ato që shkojnë blejnë në markete, që kanë atë kodin e tyre. Secili prej nesh në ato rrjete, ka kodin e vet. Dhe kur vjen që i intereson kjo, platforma ti sjell sapo tu hyn. Për këtë arsye ne të gjithëve në platformë na shfaqen gjëra të ndryshme. Imagjino për fëmijët. I cili hyn për kuriozitet ose rastësisht. Ka diçka që ai nuk duhet ta shohi. Ku hyn në kodin e tij platforma lexon që ky ka interes për të.

Platforma nuk bën dallim moshe. Një fëmijë 10 vjeç futet dhe shkon në të gjithë platformën. Nuk ka gardhe. Thjesht je një kod. Në atë lloj pjese të labirintit ku futet ka qindra mijëra gjëra që platforma ja sjell. Natyra njerëzore vetë e bërë kështu, jeta njerëzore siç e dini fillon me mëkatin e mollës së ndaluar. E ndaluara është më tërheqëse sesa e lejuara. Kur ti nuk je mjaftueshmërisht të ndash të mirën nga e keqja, pastaj të gjithë kemi fëmijë. Të gjitha llojet e situatave kur na është dhënë mundësia të bëjmë diçka që për prindërit nuk është e duhura, këto platforma e stimulojnë në mënyrë kriminale.'

Ora 12:05
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor

FIER - Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën “Janaq Kilica” për të vijuar takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok dhe Snapchat.

Ministrja në fjalën e saj para prindërve paraqiti disa nga masat e marra në shkolla lidhur me sigurinë në shkolla, brenda dhe jashtë saj. Ajo kërkoi angazhimin e prindërve, që të bashkëpunojnë me mësuesit dhe fëmijët.

'Vendime që duhet ti marrim së bashku. Nuk është i vetmi moment që po e mendojmë, por një prej momenteve të nxitur edhe nga vende të tjera në botë për kufizime të aksesit në platforma online. Duhet të marrim një opinion tuajin por edhe si të rrisim bashkëpunimin për veprimet e përbashkëta në funksion të rritjes së mëtejshme të sigurisë së fëmijëve brenda dhe jashtë shkollës. Kudo të kemi dhe të sigurojmë që fëmijët të jenë të mbrojtur. Kemi bërë hapa konkrete. Për rritjen dhe fuqizimin e instrumenteve kemi në dispozicion. Për të ditur si mësuesit të reagojnë për fenomene të dëmshme. Ajo që kemi bërë shumë e rëndësishme. Ajo që duhet të bëjmë një angazhim edhe më i madhe me trekëndëshin për sigurinë e fëmijëve, trinomi, mësues-nxënës-prindi.'

Ajo theksoi se rrjetet sociale si Snapchat apo TikTok po vënë në diskutim autoritetin e mësuesit dhe kanë një ndikim jo të mirë tek shëndeti mendor i fëmijëve. 

'Të angazhohemi të gjitha palët së bashku. Që të gjithë mjetet që kemi, strukturat ti shërbejnë këtij qëllimi. Duke krijuar edhe më shumë rrjetet parandalimi, duke fuqizuar edhe më tej ato ekzistuese, duke e parë teknologjinë si aleat. Duke i vendosur ndalim atyre platformave që sfidojnë autoritetin e mësuesve dhe çojnë në shqetësime për fëmijët por edhe për shëndetin mendor. Që nga studimet edhe nga hulumtimet edhe këto incidenca janë në rritje për efektet negative që prodhojnë TikTok apo Snaphat në deviacionet të sjellës së fëmijëve. Jemi prindër dhe duhet ta pranojmë që është një realitet i ri', tha ministrja Manastirliu.

Ngjarja tragjike me Martin Canin, shton Manastirliu ka bërë që të shtohen masat kufizuese.

'2000 raste që lidhen me dhunën dhe 90% janë referuar tek prindërit, punonjësit sociale. Ka një rrjet parandalimi në gjithë sistemin tonë arsimor. Parandalimi që ndodh e tregon këtë. Ngjarja tragjike pak ditë më parë na ka shqetësuar të gjithëve. Kërkon edhe më shumë të reflektohet në masat e shtuara për angazhimin e përbashkëta familje-shkollë-komunitet', shtoi ajo.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 30/11/2024 14:02

    nuk i pyet me njeri per ke voton, thjesht i kerkojne liste me emrat e familjareve qe jetojne jashte

    Përgjigju
  • Goni: 30/11/2024 13:51

    po biem ne nje gracke me te madhe duke pranuar qe ne Kine rrjetet sociale perdoren per qellime edukatike ndersa ne Australi dhe perendim jo. E verteta eshte qe vete Kina ka rene ne gracken e klikimeve dhe keto pasoja do i ndjeje ne brezat e ardhshem qe po rriten te prirur te jetojne ne nje bote paralele kompetitive jashte kompeticionit te botes reale, ajo qe amerikanet quajne lazy gen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos