Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos lejojë hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, siç kanë paralajmëruar autoritetet e Kosovës.
Ai tha se KFOR nuk duhet ta lejojë hapjen e saj duke shtuar se pret provokime të reja, në datat 14-15 gusht, kur Vuçiç pretendon se do të hapet ura e Ibrit.
“Ne kemi respekt për Kfor-in dhe besoj se KFOR-i do ta bëjë punën e tij”, tha të dielën presidenti serb.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur Kosova ka paralajmëruar se ura kryesore mbi Ibër - që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, me Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe - do të hapet plotësisht për qarkullim. Aktualisht ajo është e hapur për këmbësorë, por jo edhe për makina, dhe në të patrullojnë karabinierët italianë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Autoritetet e Kosovës kanë nisur të bëjnë inspektime për hapjen e urës dhe më herët gjatë javës kanë kontraktuar një kompani për të vlerësuar fuqinë mbajtëse të urës, para hapjes për qarkullim të automjeteve.
Për këtë çështje, BE dhe SHBA kanë paralajmëruar Kosovën për shtim të masave ndëshkuese, duke thënë se nuk e mbështesin hapjen e urës në këto momente dhe se ajo duhet të jetë pjesë e dialogut. Po ashtu vendet e QIUNTIT kundërshtojnë Kosovën edhe për mbylljen e 9 degëve të Postës së Serbisë.
Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
80.1%
-
E Komitetit Olimpik
10.8%
-
E qeverisë
9.1%
Vota total: 943
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KFOR: Inspektimi i Urës së Ibrit u bë pa koordinimin tonë, u njoftuam disa orë para se të niste
8 Gusht, 22:52
-
Me marrëveshje, ura e Ibrit ishte planifikuar të hapej për trafik në vitin 2017
7 Gusht, 18:23
-
Mbyllja e postave në veri të Kosovës, Vuçiç: Kurti po përpiqet të provokojë luftë
6 Gusht, 19:14
-
Vuçiç: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit
29 Korrik, 13:23
-
Vuçiç: Perëndimi po përgatitet për konflikt direkt me Federatën Ruse
22 Korrik, 22:58
-
Vuçiç takim me Olaf Scholz, presidenti dhe kancelari gjerman do të bisedojnë për Kosovën
17 Korrik, 22:06
-
Kosovë/ Sulmohet me molotov lokali ku qëndroi ministri Sveçla
14 Korrik, 12:24
-
Digjen dy kamionë në veri të Kosovës, dëmtohet edhe një veturë
9 Korrik, 10:27
-
Takimet e fundit përfunduan pa rezultat, VOA: Mungesë gatishmërie për zhbllokimin e procesit të bisedimeve Kosovë–Serbi
6 Korrik, 21:30
-
Presidenti i Serbisë, Vuçiç: Kurti dëshiron të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkan
5 Korrik, 16:28
-
"Mesazh sarkastik apo revolucionar", çfarë fshihet pas pamfletit me imazhin e Vuçiçit në veri?
3 Korrik, 17:29
-
Petar Petkoviq provokon ministrin Sveçla për posterët e Vuçiçit
30 Qershor, 18:38