Dëbohet ambasadori dhe diplomati iranian, Basha: Lufta kundër terrorizmit kompromentohet kur s'ka luftë ndaj krimit të organizuar në vend
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar këtë të enjte ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të dëbuar nga Shqipëria ambasadorin e Iranit dhe një diplomat.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Basha shkruan se lufta kundër terrorizmit kompromentohet kur nuk zhvillohet paralelisht një luftë pa kompromise ndaj krimit të organizuar brenda vendit.“Çdo bashkëjetesë shtetërore me krimin e organizuar është kompromentim i luftës ndaj terrorizmit”, shkruan më tej Basha.
Ndërsa në deklaratën zyrtare të Partisë Demokratike shprehet mbështetja për shpalljen “non grata” dhe dëbimin e diplomatëve iranianë, ndërsa kërkohet prej strukturave shtetërore të Sigurisë Kombëtare përkushtim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim pa zvarritje me aleatët strategjikë.
Pak më parë ndaj të njëjtës cështje ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar vendimin si të ardhur "pas një veprimtarie të rrezikshme, komplotiste, të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik në drejtim të muxhahedinëve iranianë që jetojnë si azilantë politikë në vendin tonë."
Ditën e djeshme u bë me dije se ambasadori iranian Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u dëbuan nga vendi nën arsyen e cenimit ë sigurisë kombëtare. Ndaj këtij vendimi kanë ardhur edhe një sërë reagimesh nga SHBA, ku shprehet aprovimi dhe mbështetja e tyre ndaj hapit të ndërmarrë nga qeveria shqiptare. (Lexo këtu)
Postimi i plotë Lulzim Bashës në rrjetin social "Twitter"
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7595
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!
20 Nëntor, 15:16
-
Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit
19 Nëntor, 15:22
-
Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë
18 Nëntor, 12:55
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33
-
Fondet e BE-së për bujqësinë, Basha: Korrupsioni dëmtoi fermerët! Programi i Demokratëve Euroatlantikë me subvencione të drejtpërdrejta
16 Nëntor, 11:30
-
Basha zbulon programin në Federatën Globale për Konkurrueshmëri: Taksë e sheshtë 9%, trajnime për 25 mijë të rinj, investime në teknologji dhe Inteligjencën Artificiale
12 Nëntor, 15:20
-
'Dy qëndrimet e Ramës për reformën në drejtësi', Basha poston videon: Bashkë me Berishën po bëjnë gjithçka për të goditur SPAK
11 Nëntor, 22:37
-
Alban Daci: Më mirë vetëm se i keq shoqëruar
10 Nëntor, 22:19
-
Basha nxjerr videon: Ndarja e politikës me krimin prioritet, rasti Çyrbes dëshmon se mandati i Ramës është produkt i bandave
10 Nëntor, 18:40
-
Basha: Tymi që mbulon sot Elbasanin është akuza më e madhe publike ndaj Edi Ramës, projekt korruptiv
9 Nëntor, 15:58
-
Berisha: Mosbindja civile do të vazhdojë, në Parlament për të mbrojtur qytetarët nga vjedhja e buxhetit! Basha stoli e Ramës
9 Nëntor, 14:31
-
Berisha e akuzon, Basha i përgjigjet: Nëse unë isha me Ramën, pse atij dhe familjes i shtoheshin pasuria, lejet e ndërtimit dhe kullat? Patericë e kryeministrit, viktimizohet me McGonigal
8 Nëntor, 14:21