Dëbimi i Harun Çelik/ Zbardhet vendimi i gjykatës, mediat turke: Mësuesi 'Gulenist' u kap në Tiranë nga Shërbimi Informativ Kombëtar Turk (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth Harun Çelik i cili është dëbuar në Turqi vetëm pas orë pasi ai u la i lirë nga qelia e burgut, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës. Sipas Asgjencisë shtetërore të lajmeve turke, Anadolu Agency ku kanë postuar edhe një video të ndalimit të mësuesit turk, thuhet se operacioni për ndalimin dhe më pas deportimin e tij në Turqi është bërë nga Shërbimi Informativ Kombëtar Turk i quajtur ndryshe (MIT).

42-vjeçari u kap 5 muaj më parë në Rinas me dokumente false  dhe pasi vuajti dënimin që mbaroi me 1 Janar ai në zbatim të ligjit për të huajt u vendos të dëbohej.  Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe vendimin e  gjyqtares, Shefkie Demiraj e cila ka shqipëruar dënimin për Harun Çelik i cili duke përfituar nga  pranimi i gjykimit të shkurtuar ka marrë dënim me 8 muaj e 20 ditë burgim. Ai ka përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ndërsa fillimisht është dënuar me 13 muaj burg. Vujatja e dënimit për të ka vijuar që në momentin e arrestimit më 8 korrik të 2019.  Vendimi i gjykatës paraqet edhe deklarimet e shtetasit Harun Çelik para autoriteteve shqiptare, ku ai  ka pretenduar se, “në vendin ku ai jetonte, në Kazakistan, nëpërmjet të afërmve të tij, ka mundur të lidhet me telefon me një shtetas, i cili quhej Kursat, dhe prej këtij të fundit është marrë përsipër që, kundrejt shumës prej 2000 dollarësh, t’i gjendej një dokument për t’i mundësuar udhëtimin për në Kanada”.

Sipas tij, nga ana e shtetasit të quajtur Kursat, i është thënë se vizën do ta merrte në Kosovë, në qytetin e Prishtinës dhe atje ai është kontaktuar nga një person i pa njohur, i cili i ka vendosur vizën tek pasaporta. Pasi ka marrë vizën në pasaportën e tij, ai ka prerë biletën për të udhëtuar dhe është ndaluar në Rinas.

Ndërkohë Andaolu Agency përveç se shkruan se puna për dëbimin e tij është kryer nga MIT, thekson se mësuesi turk është pjesë e lëvizjes Gulen, të udhëhequr nga Fethullah Gylen, i cili akuzohet nga Presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan si ideator dhe organizator i grushtit të dështuar te shtetit në Turqi të vitit 2016.

Turqia e konsideron lëvizjen Gulen si organizatë terroriste dhe i referohet me emrin Feto, pikërisht kështu shkruan edhe Agjencia e Lajmëve Anadolu Agency"Një i arrestuar i organizatës terroriste FETO, Harun çelik, sillet në Turqi nga Shqipëria përmes një operaconi të Shërbimit Informativ Kombëtar Turk (MIT)." shkruan Anadolu agency.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Shqiptarja.com se qytetari turk nuk kishte bërë asnjë kërkesë për azil apo për të përfituar mbrojtje nga ana e shtetit shqiptar, as vetë dhe as nëpërmjet avokatit të tij. Për këtë arsye, thonë të njëjtat burime, pas përfundimit të dënimit me burgim, ai është shoqëruar në aeroport për t’u kthyer në vendin nga kishte ardhur në Shqipëri, në përputhje me ligjin shqiptar për të huajt.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 03/01/2020 16:59

    Pra i bie qe ta keni nisur per ne kazakistan!ju si gazetaruce ne vend qe te intervistoni avokatin eshte apo jo e vertete qe ska kerkuar azil fshini komentet se i humb nerja km, kur turqit po e thone troc qe skema eshte e njejta si ajo e kosoves,pra perseris pyetjen duke bojkotuar lajmin a mbrohet nderi i shtetit ose me mire km? A mendoni se kjo eshte detyra e bollino-s?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës