OKB heton qeverinë shqiptare për ekstradimet ndaj shtetasve turq Çelik e Simsek/ Dokumenti me 9 pyetjet

OKB heton qeverinë shqiptare për ekstradimet ndaj shtetasve turq Çelik e Simsek/ Dokumenti me 9 pyetjet

TIRANË- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur hetimet për qeverinë shqiptare lidhur me arrestimet dhe ekstradime e dy shtetasve turq, Selami Simsek dhe Harun Çelik.

Në dokumentin që qeverisë shqiptare i është përcjellë më 20 mars 2020,  grupi i Punës i OKB-së kundër Zhdukjeve me Forcë, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare, Raportuesi i Posacëm për të Drejtat e Migrantëve, Raportuesi i Posaçëm mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Raportuesi i Posaçëm kundër Torturës – këto organe të rëndësishme për të drejtat e njeriut të OKB-së kanë hartuar në listë me 8 pika për të cilat kërkojnë marrjen e informacioneve.

"1.Informacion shtesë dhe çdo koment mbi akuzat për zhdukjen me forcë dhe shkeljet e rënda të të drejtave të shtetasve turq.
2.Informacion mbi vendndodhjen aktuale dhe gjendjen shëndetësore të z. Şimşek, si dhe masat e marra nga qeveria për t’i siguruar atij akses të shpejtë dhe sistematik me përfaqësuesin e tij ligjor.
3.Informacion mbi statusin aktual të procesit të aplikimit të z. Şimşek për azil politik dhe mbrojtje ndërkombëtare.
4.Informacion mbi bazën faktike dhe ligjore për dëbimin e z. Çelik në Turqi, përfshi një sqarim të detajuar sesi kjo masë (dëbimi i z. Çelik) është në pajtueshmëri me detyrimet që rrjedhin nga konventat e ratifikuara nga Shqipëria (Konventa kundër Torturës, Konventa mbi Statusin e Refugjatëve, Konventa mbi Zhdukjet me Forcë).
5.Informacion mbi bazën faktike dhe ligjore (masat në kuadër të sigurisë kombëtare, apo masa të tjera) që është përdorur për të justifikuar dëbimin në Turqi të personave të akuzuar për simpati ndaj lëvizjes Hizmet/Gulen që kërkojnë azil në Shqipëri.
6.Informacion të detajuar mbi mënyrën e vlerësimit gjithëpërfshirës dhe individual të rrezikut nga autoritetet shqiptare (në kuadër të masave procedural dhe analizës së situatës në vendin e kthimit), për të siguruar që të drejtat themelore të këtyre individëve të mos shkelen, në procesin e kthimit dhe në vendin ku ata kthehen.
7.A i janë kërkuar qeverisë së Turqisë nga qeveria e Shqipërisë, garanci me shkrim që të drejtat e personave e kërkuar nga Turqia në rast kthimi nuk do të shkelen, përfshi të drejtën e lirisë, të sigurisë personale dhe të drejtën për një proces të drejtë gjyqësor, në rast se akuzohen për kryerjen e ndonjë vepre penale? Dëshmi nga qeveria shqiptare që garanci të tilla janë kërkuar dhe janë marrë.
8.Informacion mbi garancitë që ekzistojnë dhe masat e marra për t’i zbatuar këto garanci, me qëllim shmangjen e deportimeve apo kthimin me forcë nga Shqipëria drejt vendeve ku liria, siguria personale, integriteti apo jeta e çdo individi në një situatë të ngjashme.
9. Informacion mbi masat e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të siguruar të drejtën e personave për një zgjidhje efektive për shkeljen e të drejtave të njeriut, që përfshin ndalimin arbitrar, zhdukjen me forcë, deportimin e paligjshëm, torturën dhe keqtrajtimin",
shkruhet në dokument,.

Po si është historia e dy shtetasve turq të arrestuar dhe më pas të ekstraduar në Turqi? Harun Çelik u arrestua në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar, ndërsa pas përfundimit të burgut u deportua në Turqi. Ai akuzohet në Turqi se është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste. Ndërkohë, Selami Simsek, u arrestua në Rinas nga autoritetet shqiptare së bashku me mësuesin turk Harun Çelik, ku ky i fundit u dëbua në Turqi pasi kreu dënimin në vendin tonë për falsifikim pasaporte. Sipas prokurorisë, viza për në Kanada ka qenë e falsifikuar, ndërsa pasaporta e tij turke ka qenë në rregull. Simsek pas marrjes në pyetje ka deklaruar në mënyrë të hollësishme në lidhje me gjithë përgatitjen për pajisjen me vizën false. Ai ka thënë se ka paguar 5 mijë euro për këtë vizë. Nga akti i ekspertimit teknik, ka rezultuar se viza është tërësisht e falsifikuar. Në këto kushte ai është arrestuar për veprën penale që kreu, ndërsa provat vërtetojnë se është fajtor.

Simsek njihet si mbështetës i Fetullah Gylen. Ai u ndalua në Rinas teksa kishte prerë një biletë për udhëtim drejt Torontos, ndërsa pasaporta e falsifikuar kishte si afat përfundimtar muajin prill të vitit 2020. Ai dyshohet se ka kërkuar azil politik në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij i deportuar në Turqi. Kjo çështje ka sjellë edhe reagime nga opozita shqiptare. PD e kritikoi, e ndërsa opozita e re zhvilloi një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, me këtë të fundit i cili tha se turku nuk kishte kërkuar azil politik në Shqipëri dhe se e kishte firmosur vetë largimin në Turqi.

(Kliko ketu per te lexuar kerkesen e OKB)

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/05/2020 02:24

    Shpresoj ti behet mesim Rames ky hetim.Keshtu perfundon kur behesh vella me diktatorin Erdogan,MUSOLININ E VOGEL TE TURQISE.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 26/05/2020 17:12

    Po per shqiptaret ne keto 30 vitet e fundit qe I kan vrare kufijve mbytur ne det vrare e prere nga policitet greke italiane .I kane marre ne mes te nates dhe ktheyer ne shpi dhe nuk do te di njeri.po jane keta kurvat e PD qe e ben te madhe sa arriti ne OKB vetem si e si te baltosin qeverin dhe vendin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja