Sipas Bashës, vështirësitë nuk kanë kaluar nga moti i keq që ka përfshirë vendin në këtë fillim viti, ndërsa i ka bërë thirrje Ramës që të lërë shfaqjet dhe të zgjidhë problemin e energjisë dhe të ngrohjes për qytetarët.
"Është gjendje emergjence dhe kritike dhe qeveria nuk e shpall, qeveria të kthejë sytë nga qytetarët dhe të dalë në terren, pasi emergjenca nuk ka kaluar.
Gjendja vazhdon të mbetet kritike, koston e kësaj situate dhe emergjence qeveria nuk e merr përsipër, ja ka kaluar pushtetit vendor dhe qytetarëve, të cilët kanë nevojë për ndihma.
Ti lënë shfaqjet mediatike dhe helikopterët dhe të zgjidhin menjëherë dy problemet kryesore të qytetarëve, mungesën e energjisë dhe druve të zjarrit për ngrohje" deklaroi ai.
Basha u shpreh se ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, me drejtuesit e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë, si dhe me degët e Partisë Demokratike për t’iu gjendur sa më pranë njerëzve.
“Regjimi për drutë e zjarrit është ndëshkues. Kam qenë në kontakt me qytetarët dhe këshilltarët bashkiakë.
Bashkitë nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga qeveria qendrore, ia kanë dalë të vetme.
Puna në Kukës është për t’u lavdëruar. Këto janë ditë të vështira me mungesë energjie.
Ngrohja dhe problemet me energjinë elektrike janë halle të mëdha që janë ngritur nga të gjithë qytetarët, të majtë, të djathtë, pa dallim.
Ndërkohë, kamionët e qeverisë ngarkohen me dru dhe qytetarët ndëshkohen për shkurre.
Situata është rënduar në gjithë vendin. Cmimi i latave të druve në Korcë, Ersekë, Përrenjas, Dibër, Kukës, Has, Tropojë, Malësi e Madhe, Dukagjin, Shkodër, këtu në Kukës, është dyfishuar, nga 20 mijë lekë, në 40 mijë.
Në Korcë nga 35 mijë lekë, në 70 mijë. Dy problemet më të mëdha pra sot për njerëzit janë cmimi i lartë i druve dhe mungesa e energjisë elektrike”, tha Basha.
[gallery]20505[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com