TIRANË, 9 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Qyteti Korçës është zbardhur nga flokët e dëborës të rënë gjatë këtyre dy ditëve, por kjo nuk e ka gjetur të papërgatitur bashkinë e qytetit juglindor, që ka marrë të gjitha masat për t'i ofruar qytetarëve të saj komoditetin e nevojshëm për një jetë normale, pa rrezikun e rrëshkitjeve.
Siç mësohet nga burime pranë Bashkisë së Korçës, që në orët e para të mëngjesit të së hënës, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike pranë Bashkisë ishin në gadishmëri për të kryer pastrimin e trotuarëve kudo në qytet.
Me fillimin e reshjeve të borës, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Korçë dhe firma e pastrimit, kanë marrë masa për pastrimin e të gjitha akseve rrugore dhe trotuareve si edhe kriposjen e tyre në të gjithë qytetin. Ndërkohë qe në çdo moment borepastrueset janë në gadishmëri per te nderhyre në çdo cep të qytetit, njoftojnë autoritetet lokale të qytetit të Korçë. /a.ke/









