Tre vjet pas vdekjes së babait të saj, Ronela Hajati e ka përkujtuar nëpërmjet një statusi në Facebook, ku ka shprehur mallin që ndjen për të, pa harruar të kujtojë dhe lidhjen e fortë mes tyre, apo pastërtinë e dashurisë prindërore. Këngëtarja e ka përmendur gjithnjë të atin, edhe në daljet e saj publike apo intervista të ndryshme.
"Janë bërë 3 vjet pa ty babush dhe nuk ka asnjë sekondë që më ikën bosh pa menduar për ty... Sa gjëra kanë ndodhur këtë kohë, sa gëzime, mërzitje...e unë të kam pasur vetem ty inspirim për të kaluar gjithçka! Më ke dhënë këshilla në një botë ku lajkat m'i kanë bërë njerëzit që kanë dashur të më groposin... Në çdo hap të mendoj ty që më thoje gjithmonë të jem burrneshë! Më mungon babush.... e di që e di," shkroi Ronela në statusin e saj.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com