Një avion i linjës ajrore Rinas-Malpensa me rreth 90 pasagjerë në bord, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin "Nënë Tereza", pas një alarmi në kabinë për defekt.
Incidenti ka ndodhur rreth mesditës së kësaj të marte (12:30), ndërsa avioni i përket kompanisë italiane të fluturimit, "Blue Panorama" me kapacitet 160 pasagjerë.
Pilotët kanë bërë ulje të menjëhershme në aeroportin e Rinasit, nga ku sapo ishin nisur në drejtim të Italisë. Ka qenë një sinjal në kabinë i cili njoftonte për defekt në motor, ai që ka alarmuar pilotët.
Fluturimi në drejtim të Milanos është ndërprerë, ndërsa avioni i është nënshtruar kontrolleve teknike. Në një njoftim të shpërndarë nga vetë kompania Blue Panorama, theksohet se avioni ka pësuar defekt në transponder, pajisja që lejon identifikimin e fluturimit të avionit.
Ndërsa për udhëtimin e pasagjerëve në drejtim të Italisë, Blue Panorama sqaron se janë vënë në dispozicion dy avionë të tjerë, ndërsa do të rimbursohen edhe biletat e udhëtarëve që duan të anulojnë udhëtimin.
Blue Panorama: Dy avionë të tjerë për udhëtimin e pasagjerëve
Kompania Blue Panorama ka reaguar pas defektit që avioni i linjës Tiranë-Milano ka pësuar në ajër. Sipas kompanisë, avioni ka pësuar defekt në transponder, mjeti që identifikon fluturimin e avionit.
Blue Panorama ka deklaruar gjithashtu se për udhëtimin e pasagjerëve janë vënë në dispozicion dy avionë të tjerë.
“Në lidhje me fluturimin e sotëm BV2221 TIA – MXP 30/08, kompania do të donte të sqaronte se fluturimi i avionëve dhe ekuipazhit “Air Explorer” ka kërkuar kthimin në aeroportin e nisjes për të kontrolluar funksionimin e saktë të transponderit në bord që lejon “identifikimin e fluturimit të avionit”.
Kompania është përgjigjur në kohën më të shpejtë të mundshme me dy avionë të tjerë që mund të zëvendësojnë dhe kryejnë, në siguri të plotë, të gjitha fluturimet e planifikuara më herët me avionin në fjalë. Kompania mund të rimbursojë edhe biletën e atyre udhëtarëve që e kërkojnë.
Blue Panorama shpreh keqardhjen e saj për shqetësimin e shkaktuar tek pasagjerët, duke shpresuar se çfarë ka ndodhur dhe të mos ndryshojë preferencën e tyre”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com