Shijaku, Maminasi, Xhafzotaj dhe Gjepalaj sot dhe nesër do të jenë pa ujë të pijshëm.

Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës njofton qytetarët se për shkak të një defekti elektrik në stacionin e pompimit të Fushë-Krujës këto zona nuk do të furnizohen me ujë.

Sipas njoftimit, defekti është duke u riparuar, por probleme në furnizimin me ujë për zonat në fjalë pritet që të ketë edhe nesër.