Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të Degës së Partisë Demokratike në Elbasan, ku në garë ishin 5 kandidatë. Pas përfundimit të procesit të votimit dhe të numërimit të votave, ka rezultuar se zgjedhjet i ka fituar Alis Narazani

Alis Narazani, gjithashtu ish-kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 pretendon se përfaqëson brezin e ri dhe se synon rikthimin e vlerave dhe rritjen e mbështetjes për Partinë Demokratike.

Në Elbasan ishin rreth 2400 anëtarë të PD-së me të drejtë vote, ndërsa procesi ka nisur në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 18:00.

Në garë ishin Durim Çekrezi, që aktualisht drejton përkohësisht degën pas largimit të Blendi Himçit; Elior Vila, pedagog që kërkon një PD më të hapur; Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete, e vetmja grua në garë; Sokol Shkëlzeni, me eksperiencë të gjatë në strukturat e PD-së; dhe Alis Narazani, përfaqësues i një brezi më të ri politik.

Ky proces konsiderohet i rëndësishëm për të ardhmen dhe organizimin e PD-së në Elbasan. Por rëndësia e tij vihet në pikëpyetje pas përjashtimeve të disa anëtarëve të partisë, me vendim të kupolës drejtuese të PD-së.

lajm në përditësim...