Dega e PD-së Shkodër akuza Ramës: Po hakmerresh duke na prerë fondet, dëmet nga tërmeti ende pa vlerësim

Dega e PD-së Shkodër akuza Ramës: Po hakmerresh duke na prerë fondet, dëmet nga tërmeti ende pa vlerësim

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkurtuar fondet bashkisë në shenjë hakmarrje. Sipas PD-së, 'fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit për Shkodrën dhe shkodranët jo vetëm që janë përgjysmuar dhe ngjajnë si lëmoshë, por shprehin më qartë se kurrë,se Edi Rama Shkodrën e përdor sa herë i duhet për t'u tallur dhe për të bërë shoë, por u bë viti i 7-të që qeveria nuk parashikon asnjë investim të sajin në Shkodër dhe që shkurton fondet e planifikuara për pushtetin vendor'.

Dega e PD-së thekson se 'janë mbi 100 banesa të dëmtuara të cilat presin vlerësimin e dëmeve, kërkesë kjo që ka mbi 40 ditë që ndodhet në tryezën e Prefektit të Qarkut, akoma pa asnjë përgjigje'. Dega e partisë më të madhe në opozitë akuzon se Rama po drejton institucionet në qytetin e Shkodrës, por edhe në nivel qarku me njerëz të komanduar që janë hajdutë.

Partia Demokratike, Dega Shkodër
Shkodra jonë, një mollë e ndaluar për Edi Ramën dhe neokomunistët në pushtet.  Sot, ashtu si ishte edhe për etërit e tyre dikur, ndëshkohet padrejtësisht me harresë dhe shkurtim fondesh. Kryeministri kryekriminel drejton intitucionet kyçe të qytetit dhe qarkut me njerëz të komanduar ndërkohë që hienat e tij të pangopura shqyejnë çdo ditë pushtetin duke vjedhur e grabitur çfarë u del përpara. Fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit për Shkodrën dhe shkodranët jo vetëm që janë përgjysmuar dhe ngjajnë si lëmoshë, por shprehin më qartë se kurrë,se Edi Rama Shkodrën e përdor sa herë i duhet për tu tallur dhe për të bërë shoë,por u bë viti i 7-të që qeveria nuk parashikon asnjë investim të sajin në Shkodër dhe që shkurton fondet e planifikuara për pushtetin vendor.

Tërmeti që goditi gjithë Shqipërinë me 26 nëntor ka patur efektet e tij edhe ne qytetin tonë. Janë mbi 100 banesa të dëmtuara të cilat presin vlerësimin e dëmeve, kërkesë kjo që ka mbi 40 ditë që ndodhet në tryezën e Prefektit të Qarkut, akoma pa asnjë përgjigje. Kjo sjellje poshtëruese, tinzare dhe karagjoze provon urrejtjen që Edi Rama dhe kriminelet në pushtet kanë për Shkodrën dhe shkodranët. Të dashur shkodranë,asgjë dhe askush nuk do të mund të nëpërkëmbë dinjitetin, kulturën dhe krenarinë tonë. As baballarët diktatorë atëherë e as bijtë komunisto-kriminele sot. Shkodra ka qënë dhe është fillimi i fundit të çdo diktature,si dje ashtu edhe sot.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qytetari: 09/01/2020 16:17

    Ju jeni hajditet dhe kriminelet qe drejtoni Shkodren per 28 vite prandaj Shkodra ka mbetur mbrapo quteteve te tjera,per politiken e mbrapesht qe ju keni bo ne at qytet maskarej.

    Përgjigju
  • FROK KAÇORRI: 09/01/2020 14:16

    O shkodran vazhdoni ju meruni me lulin e të mushme e keni. Po ju a e shifni që luli s'mush mir është gjithmon në delir. Prandaj kur votën me e hedh lulin kurr mos e mështes. Se luli është shpërdhjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK