Dëgjesat me qytetarët do ta ndihmojnë qeverinë ‘Rama II’ që të investojë aty ku qytetarët kanë nevojë më shumë.
 
Me këtë bindje, Niko Peleshi u tha banorëve të Bulgarecit në Korçë, se nuk do të bëhet gjithçka që është e nevojshme, por do të bëhen ato më emergjentet.
 
Banorët shprehën kërkesat e tyre që kanë të bëjnë kryesisht me kanalizimet dhe shëndetësinë.
 
Dëgjesat me qytetarët po zhvillohen nga të gjithë vendin nga drejtuesit politikë të PS-së, në kuadër të nismës së Edi Ramës me sloganin “Bashkëqeverisim me njerëzit”. 



dy.b/shqiptarja.com