TIRANË- Kryeministri Rama ka publikuar një video në përgjigje të kryetari të opozitës Lulzim Basha i cili ditën e djeshme në një deklaratë për mediat ngriti zërin dhe drejtoi gishtin drejt Zija Hysa i cili thoshte se në Durrës ka mungesë tamponësh.
Në videon e tij Rama ka publikuar dokumente që tregojnë se Hysa nuk ka arsimin e duhur për të qenë mjek, por është një ndihmës epidemiolog që ka bërë një kurs 1 vjeçar për infermier.
Kush është Zija Hysa në të vërtetë? Fillimisht Zija Hysa është ndihmës/epidemiolog në Kujdesin Parësor të Durrësit ku edhe punon dhe jo mjek. Siç shihet edhe nga diploma, Hysaj duket se nuk ka qenë një nxënës dhe aq i mirë. Më tej po të shihni Dëshminë e Kualifikimit, Hysa ka kryer thjesht një kurs 1-vjeçar për infermieri në vitin 1988. Lejen për ushtrimin e profesionit si infermier, mjeku (sipas Bashës) e ka marrë më në fund pas 27 vitesh në vitin 2015, leje e cila edhe ajo i ka mbaruar më 14 Maj të këtij viti. Nuk dihet nëse ai e ka rinovuar sërish lejen por ajo që dihet është që tashmë Zija Hysa është licensuar nga Lulzim Basha si mjek në shërbim të trenit të vjetër të shpifjeve shurdhuese.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama thekson se PD nuk duhet të tallet me qytetarët duke i dizinformuar ato.
"PD të mos shikojë gishtin kur gishti tregon hënën dhe hiq dorë nga reagimet me sharje e me akuza, sepse s'ia kam unë fajin atij infermierit që Lulëzimi e prezanton si mjek dhe si ekspert kombëtar të pandemisë, duke u tallur me popullin e duke dizinformuar dynjanë", shkruan Rama.
Zija Hysa dhe diploma e tij
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4088
Lajme të tjera
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arrest, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
Concurs kush genjen me mire. Po si e ka mbiemrin Hysa, Hysi, apo Alhysa?
PërgjigjuJam shum kurjoz kush është ai Shqiptar që i beson kti IDJOTI me emrin lyl. Po ky njeri pa din e iman a ka një pik burrërie si ka mundësi që një medjokri si ky njeri që ka nxjer lyli ta quaj mjek ktë paçavure me ktë lloi dëftese gjith pesa. Po çfar i quan ti Shqiptarët o lyl Idjoti idjot si veten tënde. O çfar tmerresh po kalon Shqipria me kto lloi njerzish si lyl IDJOT KRIMINEL HAJDUT. ZOTI E NDIHFMOFT SHQIPRIN.
PërgjigjuPo ku i gjen kto toca o Lul . Mos degjo debilat qe ke rritull por pyt me dhjetra doktor te mire qe ka PD
Përgjigju