Degradimi i urës së Zogut, shoqëria civile në protestë: Nëse Rama s'do të mbahet mend si kryeministri që la të shembej monumenti i kulturës, të reagojë
Shoqëria civile në protestë te 'Ura e Zogut'
MILOT- Degradimi i Urës së Zogut mbi Lumin Mat dhe mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore, ka ngritur në protestë një grup të rinjsh dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile të zonës së Kurbinit. Me pankarta në duar, 'ku është shteti', 'të mbrojmë urën', ata kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e këtij monumenti kulture i cili rrezikon shembjen e plotë, ndërsa u prezantua dhe peticioni i nënshkruar nga më shumë se 1500 qytetarë që do t'iu dërgohet institucioneve vendore dhe qendrore përmes të cilit kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.
"Nëse Rama nuk do të mbahet mend si kryeministri që la të shemben monumentet e kulturës, le të marrë masa dhe të mbrojë këtë urë nga shembja. Ky monument nuk po shembet si pasojë e pasojave atmosferike, por nga kompanitë që gërryejnë lumin përditë për 30 vite me radhë", tha Elton Laska, Aktivist i Shoqërisë Civile.
Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut.
Për vite me radhë, ekspertë të mjedisit dhe mbrojtës të trashëgimisë kulturore u ranë kambanave të alarmit se eskavatorët që nxjerrin zhavorr nga lumi Mat, po rrezikonin seriozisht “Urën e Zogut”, e shpallur monument kulture në vitin 1999. Megjithatë shqetësimi ra në vesh të shurdhër, ndërsa reshjet e muajit të fundit e fundosën njërën prej këmbëve të urës me 2 metra e 40 centimetra, duke rrezikuar shembjen e saj.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tuneli i Murrizit hapet nesër, Rama: Dibra bëhet lagjja e gjelbër e Tiranës
13 Mars, 19:08
-
Nga çadra me Bashën kundër Ramës, pedagogia Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Qarkun Vlorë
13 Mars, 19:01
-
Namir Lapardhaja: Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
13 Mars, 18:56
-
Ylli Pata: Dueli i listave, kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?
13 Mars, 18:16
-
Të ikurit e PS, ballë lartë e krenarë! Ndreca i kthehet pedagogjisë, Naço avokat! Gjiknuri: Formulë e suksesshme
13 Mars, 15:34
-
Lista e kandidatëve/ Rama ironizon Berishën me tre bufa kënete dhe një fjalim ku i merret goja për aletatët e PD-së, që do i sjellin ‘qindra mijëra vota’ dhe fitore (VIDEO)
13 Mars, 14:30
-
Kandidate në listën e mbyllur të PS në Shkodër, reagon ‘Neomalsorja’: Po guxoj për të përfaqësuar një komunitet të harruar
13 Mars, 13:31
-
‘Komision Xhafaj deri sa të hyjmë në BE’/ Rama i përgjigjet gazetares: Jemi të pangopur me drejtësinë, Partia Socialiste është mjet jo qëllm
13 Mars, 11:19
-
‘Reforma në Drejtësi është gurë themeli për BE-në’/ Kos: Ftoj gazetarët e Europës të vijnë në Shqipëri për t’i treguar vendeve anëtare pse duhet të anëtarësohet në 2027
13 Mars, 11:06
-
Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet! Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë tjetër
13 Mars, 10:52
-
‘Mjafton liria’/ Braçe mesazh pas daljes së listave: Ka gjithmonë kohë për të bërë gjërat që do
13 Mars, 10:09
-
‘Çfarë patriotësh mund të jeni ju në Vlorë, kur votoni Leskon dhe ‘qirje’ Dulen’/ Rama: Ja çfarë më tha një demokrat i njohur
13 Mars, 09:26