Dekani i Juridikut jep alarmin: Fakulteti po mbahet i bllokuar nga persona të paautorizuar, nuk janë studentë!

Dekani i Juridikut jep alarmin: Fakulteti po mbahet i bllokuar nga persona të paautorizuar, nuk janë studentë!

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha

Në ambientin e fakultetit të Drejtësisë ndër studentët që mbajnë të bllokuar ende nisjen e mësimit në mënyrë të rregullt, ka persona të paautorizuar dhe persona që nuk janë fare studentë.

Kështu deklaroi sot dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare pas takimit që Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni zhvilloi në këtë fakultet pas kërkesës së studentëve të cilët kërkojnë zhbllokimin e situatës dhe fillimin e mësimit.

“Edhe keqkuptimet duhen evituar sepse kemi kaq kohë që po mundohemi orar e pa orar për të bërë të mundur hapjen e objektit, pavarësisht nesh, sepse ne e kishim kërkuar edhe më përpara, i kërkuam Rektorit që të shikonte situatën sesi është. Ajo që mua më shqetëson është fakti që në ambientin e Fakultetit të Drejtësisë janë persona të paautorizuar për të qenë. Përveç studentëve tanë ka edhe student të fakulteteve dhe universiteteve të tjera, ka edhe persona që nuk janë farë student”, deklaroi Dekani.

Ai shpjegoi se në momentin që tentohet të vendoset dialogut me studentët tanë, ky dialog ndërpritet sepse ndërhyn grupi tjetër.

“Kur vihet një dialog me studentët tanë, ndërhyjnë këta të tjerët dhe dialogu ndërpritet”, tha ai.

Hoxha tha se shpreson në dhënien e zgjidhjes për situatën e krijuar nga Rektori.”Rektori duke qenë autoritetin mbi atë të fakultetit, po shpresojmë që të marrë përsipër edhe ata që nuk janë studentët tanë në dialogun e tij me studentët”. Lexo.al

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klajd: 26/01/2019 09:55

    U cua nga kafja gaz demit ky dekani bllokut

    Përgjigju
  • loni: 26/01/2019 08:23

    Ky eshte shkaterruesi i Universitetit se bashku me Dhori Cuken

    Përgjigju
  • Vladimir: 25/01/2019 19:46

    Gjithe mbeshtetjen per Dekanin, per stafin dhe per studentet e Juridikut. Si mund t'ju zihet dera te zotve te Fakultetit?! Studentet e ketij fakulteti, qe duan te protestojne, t'ju vihet ne dispozicion nje mjedis ne funksion te numrit. Te huajt t'ju kerkohet miresisht largimi, ne te kundert te shoqerohen ne rajon. Fakulteti nuk eshte han. Studentet, qe duan te vijone mesimin, te mos kete kurajon njeri ti pengoje. Familjet paguajn per ta.

    Përgjigju
  • xreport: 25/01/2019 18:53

    me nje shkres zyrtare kerkoni nderhyerjen e policis ... mos boni bla ba kot

    Përgjigju
  • Robi: 25/01/2019 17:10

    Jane naziskinet e Mamurrasit dhe lristat e haremit veror të Jales

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit