DURRES - Dekani Elmas Leci ka folur për A1Report rreth “ndëshkimit” që ka zgjedhur për të Rektori i Universitetit të Durrësit, duke e detyruar të qëndronte në një zyrë me kushte jo normale. Sipas tij ky lloj ndëshkimi ka ardhur pasi e ka denoncuar për korrupsion dhe nepotizëm.
“Unë jam ndëshkuar me pezullim nga detyra se kam denoncuar korrupsionin ekonomik dhe nepotizëm në emërimet në Universitet. Edhe pse ministrja nuk e ka miratuar pezullimin, me urdhër të Rektorit jam izoluar për dy muaj me radhë në një zyrë të pa pajisur me mobilie normale. Gjithashtu më detyronte që çdo ditë të firmosja një procesverbal qe tregonte se kam hyrë në zyrë, nuk kisha të drejtë të dilja as për kafe.”- tregon për A1 Report Dekani në Univeristetin e Durrësit, Elmas Leci.
Gjithashtu ai tregon se edhe përveçse duhet të zbatonte me përpikmëri urdhrin e Rektorit, për të mos dalë nga zyra, edhe për nevojat personale duhet të merrte leje, ndër të tjera ai shpreht se është i sëmurë me diabet dhe ka kryer tre bypasse, por kjo sërish nuk ishte marrë parasysh.
"Rektori në hakmarrje të këtyre denoncimeve dërgon një ekip kontrolli në fakultet dhe më vë edhe para këshillit të etikës. Rektori kishte dhënë një urdhër që duhet të paraqitesha çdo ditë në orën 08:00 në degën e burimeve njerëzore dhe të firmosja një procesverbal sipas të cilit nuk kisha të drejtë të lëvizja. Më pas më vendosën në një zyrë në katin e 7 të kësaj ndërtese, i izoluar plotësisht. Nuk kisha asnjë lloj të drejte, kërkoja leje për nevojat personale, apo për të pirë një kafe dhe nuk më jepnin.Unë jam edhe i sëmurë me diabet dhe kam bërë edhe tre bypasse."- shprehet Dekani në Univeristetin e Durrësit, Elmas Leci.
Gjatë një vizite të pa paralajmëruar Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka evidentuar këtë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe të lirisë akademike. Dekani Elmaz Leci mbahej i izoluar në zyrën e tij dhe nuk lejohej që të dilte me urdhër të Rektorit. Sipas Ministrisë Rektori i universitetit të Durrësit kishte kërkuar pezullimin e Dekanit prej kohësh. Video/Lidhja telefonike me Ministren Nikolla
Rektori i universitetit kishte kërkuar nga Ministria e Arsimit që të shkarkohej Dekani, por ministria e ka refuzuar këtë kërkesë të Rektorit duke e lënë atë ende në detyrë. Pas kësaj Rektori ka urdhëruar përgjegjësen e burimeve njerëzore që të mbajë një procesverbal për dekanin. Ai ishte i detyruar që të qëndronte nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 16:00 në zyrë pa lëvizur prej saj.
Më pas me urdhër të Rektorit, Dekani është mbajtur i mbyllur në një zyrë që është konsideruar si jashtë çdo standardi të mundshëm. Kjo periudhë ka zgjatur që prej 15 janarit deri më sot ku rasti është evidentuar nga Ministrja Nikolla.
PDF - Procesverbali që firmoste Dekani
(Intervista e plotë me dekanin Leci)
Ora 15:55 Dekani Elmas Leci: Duhet të merrja leje edhe për nevojat personale
Dekani Elmas Leci ka folur për A1Report rreth “ndëshkimit” që ka zgjedhur për të Rektori i Universitetit të Durrësit, duke e detyruar të qëndronte në një zyrë me kushte jo normale, duker mos e lejuar të dalë nga zyra gjatë gjithë orarit zyrtar nga ora 08:00-16:00, duke ia dëguar edhe zyrën në katin e 7. Sipas tij ky lloj ndëshkimi ka ardhur pasi e ka denoncuar për korrupsion dhe nepotizëm.
Gjithashtu ai tregon se edhe përveçse duhet të zbatonte me përpikmëri urdhrin e Rektorit, për të mos dalë nga zyra, edhe për nevojat personale duhet të merrte leje.
“Marrëdhënia ime me Rektorin është marrëdhënie pune. Rezultat i acarimit të marrëdhënieve ka qenë denoncimi që i kam bërë unë prej kohësh rektorit për arsye të korruptimit të tij. Gjatë tre vjetëve unë kam ngritur gjithnjë probleme në forumet përkatëse të Universitetit dhe personalisht Rektorit për moszbatimin e ligjit në fushën akademike, ekonomike, në marrëdhënie me personelin dhe të tjera probleme. Denoncimin e problemeve, më së fundi duke mos parë reagimin e rektorit dhe në mbledhjen e rektoratit unë denoncova moszbatimin e detyrave nga ekipi i kontrollit të MAS. Denoncova mos zbatimin e rregullit që mbledhjet e rektoratit prej 3 vjetësh zhvillohen pa një rend dite të paralajmëruar. Kam denoncuar ushtrimin e dhunës, diktimin ndaj dekanit të fakultetit deri në masa detyruese që të firmoste që rektori të siglonte kontratat e parregullta të punës për personelin akademik. Kam denoncuar manipulimin e zgjedhjeve në Universitet. Rektori në hakmarrje të këtyre denoncimeve dërgon një ekip kontrolli në fakultet dhe më vë edhe para këshillit të etikës. Rektori kishte dhënë një urdhër që duhet të paraqitesha çdo ditë në orën 08:00 në degën e burimeve njerëzore dhe të firmosja një procesverbal sipas të cilit nuk kisha të drejtë të lëvizja. Më pas më vendosën në një zyrë në katin e 7 të kësaj ndërtese, i izoluar plotësisht. Nuk kisha asnjë lloj të drejte, kërkoja leje për nevojat personale, apo për të pirë një kafe dhe nuk më jepnin. Unë jam edhe i sëmurë me diabet dhe kam bërë edhe tre bypasse. Nuk bëja asnjë gjë, vetëm të rrija në zyrë. MAS dërgoi një ekip kontrolli pas urdhrit të pezullimit që i kish dërguar Rektori dhe ky ekip doli në konkluzionin se dekani nuk ka shkelje për t'u pezulluar nga detyra. Më pas erdha në punë dhe kërkova të më dorëzohej detyra dhe me kthehet përgjigjja se ju jeni pezulluar nga rektori duke kundërshtuar vendimin e Ministres se Arsimit. Vetë më pas u detyrua Ministrja me ekipin e saj erdhën në universitet dhe panë mënyrën sesi po më trajtonin dhe vendosën për ligjshmërinë në vend.”- tregon për A1 Report Dekani në Univeristetin e Durrësit, Elmas Leci.
Ora 14:25 Nikolla: Përgjegjësit do të vihen para drejtësisë
Në një lidhje telefonike për A1Report Ministrja e Arsimit ka thënë se ky është një rast i paprecedent dhe se do të merren të gjitha masat që përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të marrin ndëshkimin e merituar. Sipas Nikollës askush nuk mund të cënojë të drejtat dhe liritë e njeriut e aq më pak ato të lirisë akademike. “Sot unë konstatova vetë në prani të Rektorit dhe mediave, të ashtuquajturën zyrë ku Leci mbahej i izoluar e i veçuar në një zyrë vetëm me 1 tavolinë dhe i vëzhguar herë pas here nga burimet njerëzore që e konfirmonin këtë edhe ne anë të një procesverbali,”- tha Nikolla.
Deklarata e plotë e Nikollës për rastin e Durrësit
Ishte e padëgjuar dhe refuzoj që të jetë e mundur të ndodhin të tilla gjëra. Kishte një denoncim disaditor nga dekani për keqtrajtim pas refuzimit të Ministres për shkarkimin e dekanit Leci. Sot unë konstatova vetë në prani të rektorit dhe mediave, të ashtuquajturën zyrë ku Leci mbahej i izoluar e i veçuar në një zyrë vetëm me 1 tavolinë dhe i vëzhguar herë pas here nga burimet njerëzore që e konfirmonin këtë edhe ne anë të një procesverbali. Lezi vinte në punë në orën 8 dhe largohej në 16:00. Për këtë ngjarje do të ketë masa pasi do të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të akademikëve, do të çojmë rektorin para përgjegjësisë. Kjo sjellje do të sqarohet në ditët në vijim. Thelbi i çështjes është që nuk mund të denigrohet e të shkelen liritë akademike.
/Shqiptarja.com

PDF - Procesverbali që firmoste Dekani(Intervista e plotë me dekanin Leci)