Pasi Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim u shpreh se reforma në drejtësi ka bërë përparim real dhe për këtë arsye ndodhet nën sulm nga ata që janë të frikësuar nga zbatimi i saj, ka ardhur edhe reagimi i kreut të PD-së Lulzim Basha. Ai thotë se çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Basha thekson se Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve.
"Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore", shkruan Basha në Twitter.
Lajmi kryesor:
Ambasadorja e SHBA: Reforma në Drejtësi ka bërë përparim por ndodhet nën sulm! 'Venecia'? Mos shpallni fitore, ngrini Kushtetuesen
