Pas reagimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për vrasjen e ekstremistit grek, ka ardhur edhe një përgjigje tjetër nga deputeti socialist, Pjerin Ndreu.

Berisha tha dje se ngjarja nuk duhej përdorur politikisht nga qeveria Rama dhe se duhet hetuar situata e plotë.

Në një status në Facebook, Ndreu thotë se ky është kulmi i degradimit mendor dhe moral të një njeriu.

Reagimi i plotë

Ky eshte kulmini degradimit mendor e moral te nje njeriu.

Per kete me mire te ishin vrare djemt tane se ai qe shtinte mbi ta.

As ketu nuk gjen paqe e nuk i del e keqja ketij matufi plak qe nxjerr nga goja vetem fekale!”

Konstantinos Kaçifa u vra nga reparti RENEA, dy ditë më parë, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ngjarja ka hapur një debat në shtetin fqinj, pasi grupi ekstremist i Agimit të Artë, organizoi edhe një protestë ditën e ngjarjes. Mediat greke shkruajnë se Kaçifa u vra pasi u përlesh me policinë, sepse këta të fundit ulën flamurin grek në Bularat, ndërkohë që Tirana zyrtare ka përsëritur faktin se ngjarja është e izoluar, dhe se Kaçifa rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të policisë shqiptare.