Deklarata e fortë e Thaçit: Jap
dorëheqjen nëse s'votohet ushtria

Deklarata e fortë e Thaçit: Jap<br />dorëheqjen nëse s'votohet ushtria
KOSOVË- Presidenti Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë shumë të fortë gjatë një interviste për një media Kosovare.

Thaçi ka deklaruar se nëse nuk do të votohet ushtria e Kosovë ai do të jap dorëheqjen.

Presidenti Thaçi është shprehur se askush nuk ka pse të çuditet me vendimin e tij.

Sipas tij Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë, dhe se ka ardhur koha që kjo çështje të mbyllet përgjithmonë.
 
"Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në kordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin. Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e kualicionit dhe Kryetari të Kuvendit. Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falemnderoj veçanarisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës,, Kadri Veselin", tha gjatë intervistë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë