Pas Seria A, La Liga-s, Ligue 1, Premier League angleze ishte kampionati i radhës nga ‘Top-5 Ligat’ që pezulloi aktivitetin normal të garës për shkak të pandemisë koronavirus. Së fundmi në këtë kampionat janë konfirmuar edhe disa raste të futbollistëve, të cilat janë të prekur nga COVID-19.
Vendimi i marrë nga federata angleze është kritikuar nga Carlo Ancelotti, që është trajneri i Everton. Në një intervistë për gazetën italiane ‘Gazzeta dello Sport’ Ancelotti thotë se vendimi ishte i vonuar, ndërsa më pas shton:
“Ishte koha që Premier League të ndalet. Ishte një vendim i drejtë dhe korrekt, duke patur parasysh skenarin e orëve të fundit. Shëndeti është përparësia e gjithçkaje. Kjo i mbron të gjithë: ekipe, tifozë, media, njerëzit që punojnë në futboll. Futbolli, duke patur parasysh problemet e jetës dhe shëndetit publik duhet të lihet mënjanë.
Në këtë periudhë është pothuajse e mërzitshme të flasim për futboll në kushtet e një tragjedie ku ndodhemi. Kemi të bëjmë me pandemic, jemi në luftë. Unë ndoqa konferencën për shtyp në television të kryeministrit britanik dhe më duket se ai nuk e ka kuptuar ende seriozitetin e situatës.”
Në fakt konferenca e kryeministrit britanik Boris Johnson ishte disi e çuditshme. Ai shokoi edhe vetë anglezët duke deklaruar: “60% e britanikëve do të duhet të preken nga COVID-19 për të zhvilluar imunitetin e grupit …”
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7709
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Armando Broja lë pas dëmtimin, Everton 'i ndryshon' skuadër
22 Nëntor, 10:20
-
Pep Guardiola rinovon me Manchester Cityn
21 Nëntor, 14:44
-
Pep Guardiola pritet të qëndrojë te Manchester City deri në vitin 2026
18 Nëntor, 14:27
-
VIDEO/ Skandal në Premier League, arbitri filmohet duke thithur pluhur të bardhë gjatë Euro 2024! Dyshohet kokainë
14 Nëntor, 11:09
-
VIDEO/ Armando Broja kthehet në aksion, shënon golat e parë me Everton
13 Nëntor, 08:41
-
Ofendoi Liverpoolin dhe Jurgen Klopp, pezullohet arbitri i Premier League
12 Nëntor, 15:42
-
Zyrtare/ Manchester United gjeti trajnerin e ri, Ruud van Nistelrooy largohet nga klubi
12 Nëntor, 15:18
-
GOLAT/ Chelsea dhe Arsenal barazojnë 1-1 në derbi, Man. United fiton me tre gola! Aro Muric i jep tri pikë Ipswich, Tottenham i paqëndrueshëm
10 Nëntor, 17:22
-
GOLAT/ Liverpool fiton 2-0 në shtëpi dhe shkëputet +5 nga 'Qytetarët', Brighton i shkakton Cityt humbjen e katërt radhazi
9 Nëntor, 21:10
-
FOTO/ Te Everton fillojnë të qeshin, Armando Broja bashkohet në stërvitje
6 Nëntor, 13:56
-
Real Madrid në krizë, Carlo Ancelotti jep alarmin: Asnjë reagim që pas humbjes në El Clasico kundër Barçës
6 Nëntor, 11:54
-
VIDEO/ Futet në minutën e 82-të dhe përmbys ndeshjen, si heroi Wilson i dha tri pikë Fulhamit në Premier League
5 Nëntor, 14:52