Deklarata e presidentit Ilir Meta nga Vlora, ku tha se shqiptarët do të votojnë në 25 prill me pasaporta, karta ID ose shpata ka sjellë reagime nga ana e mazhorancës. Në këtë debat është përfshirë dhe zv.kryeministri Erion Braçe dhe këshilltarit i presidentit, Tedi Blushi.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe ka kërkuar nga presidenti t’i shpjegojë se si votohet me shpata, por postimit të tij i është përgjigjur Tedi Blushi, i cili shkruante se Braçe duhet t’i lërë mistrecllëqet dhe të bëjë thirrje për daljen në votime të popullit.
Ndërkohë nuk ka vonuar edhe përgjigja e zv.kryeministrit, i cili kërkon edhe njëherë që Meta t’i shpjegojë se si votohet me shpata, ndërkohë që e akuzon presidentin se i ka djegur një palë zgjedhje më parë, si askush tjetër.
“Ja katandia. Në vend qe te spjegoj se si votohet me shpata diten e zgjedhjeve; Presidenti i republikes merret me mua, fyen, ofendon, urdhëron, shpif! Po te pyes edhe nje herë president:Si votohet me shpata?! Afërmendsh që nuk besoj se disa medie gënjejnë mbi deklaraten tende. Sepse u bënë dy vite plot që, Presidenti i Republikës ka veç dhunën në mendje e dhunën predikon;
Kjo është e papranueshme! Një palë zgjedhje i shkatërrove, i dogjë, i përvëlove në zjarr e flakë si kurrë ndonjehere ndokush me parë; Këto të tjerat po kërkon me ngulm ti njësosh me dhunën mbi të ndryshmin por më shumë, mbi cilindo që do të zgjedhë me votë lirisht, pa ty e pa ushtaret e dhunës nëpër këmbë mu siç Kushtetuta thote.
As ta ka kush për borxh e as ka nerva me kush të dëgjoj çdo ditë thirrjet e tua për dhunë, dhunë për çdo gjë-pjesë e filozofisë fashiste që nuk njeh votën por e sjell atë si farsë, në funksion të një verdikti të dhunshëm përtej votës, kurrë popullor, madje kundër popullit!
E fundit, boll me sulmin ndaj medias, gazetareve që nuk mendojnë si ju! Nuk është faji i tyre që Presidenti i Republikes flet me shpata ne goje! Nuk e ka fajin kurre pasqyra per cfare ka perballë”, shkruan Braçe.
Komente













Me shpata dmth ti bashke me Shamerin, Rehovicen, Nacon, merrni nje shpate te kalaja, kaliteni, mpriheni dhe shkoni te Meta....
Përgjigju