I tha se mishëron 7 mëkatet vdekjeprurëse, Meta i përgjigjet Nanos: Të merresh me kumar dhe të citosh Biblën nuk shkon (VIDEO)

TIRANË- Përtej përpjekjeve për të qëndruar indiferent ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Fatos Nano, presidenti Ilir Meta sot ka zgjedhur që t’i kthejë një përgjigje, edhe pse shumë shkurt.  Meta u shpreh nga Korça se të merresh me kumar e të citosh biblën nuk shkon. 

“Zero komente për zero zero dhe të merresh me kumar dhe të citosh Biblën nuk shkon”, tha Meta, pas vizitës së tij në Myftinë e Korçës ku ishte për të ndjekur një seancë për dhurimin e gjakut.

Një deklaratë e tillë, vjen si një përgjigje nga deklaratës së bërë nga Nano në intervistën e tij në ‘Opionion’. Nano, përveç kritikave për Metën e përmblodhi mendimin e tij me fjalinë "Më lër ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh 7 mëkatet kapitale të Biblës, është Presidenti i sotëm". Nano tha se nuk ka asnjë raport më me Ilir Metën dhe se kjo nuk i mungon.

"Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime. Unë po flas nga ata që kam mbështetur, nuk thashë që është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga Freshi, nga qeveria e parë, nga komiteti i partisë së Tiranës, i dhashë degën e Tiranës të drejtojë, kur të gjithë thonin është rivali i ri i Nanos, deri tek qeveria e fundit", tha Nano në intervistën e tij.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • korcari: 08/02/2021 11:29

    sido qe te jete kumarxhi po ti je me keq se ky te q...ha rropt o ilir meta bashke me monika kryemadhin njerez te degjeneruat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë