Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan

Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan

Giorgia Meloni

Drejtuesit e PPE, Socialistët, Liberalët e Rinovimit dhe të Gjelbrit në Parlamentin Evropian publikuan dje një deklaratë të përbashkët për të konfirmuar mbështetjen e tyre për Ukrainën përballë “realitetit të ri gjeopolitik” të imponuar nga shkëputja e Donald Trump.

“Evropa nuk mund të mbështetet plotësisht tek Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur vlerat dhe interesat tona të përbashkëta, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne duhet të përballemi me këtë realitet të ri dhe të dyfishojmë përpjekjet tona të përbashkëta evropiane në mbrojtje të Ukrainës dhe sigurisë evropiane në tërësi, duke krijuar një parandalim të besueshëm dhe të fortë kundër çdo agresioni kundër BE-së dhe partnerëve të saj”, thonë të katër grupet.

Deklarata nuk u nënshkrua nga grupi sovranist i ECR, i cili përfshin Fratelli d’Italia, partinë e Giorgia Melonit dhe partinë nacionaliste polake PiS. Ursula von der Leyen e ka konsideruar gjithmonë Fratelli d’Italia si pro-ukrainas, një nga kushtet e bashkëpunimit. Por, partia e Melonit nuk duket e gatshme të kritikojë Trumpin për të mbrojtur Kievin dhe sigurinë e Evropës. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Rama me shqiptarët në Kretë: Në këtë vend kanë lindur njerëz që i kanë dhënë shumë Greqisë e Evropës! Këtu e ka origjinën edhe miku ynë Kyriakos Mitsotakis

Rama me shqiptarët në Kretë: Në këtë vend kanë lindur njerëz që i kanë dhënë shumë Greqisë e Evropës! Këtu e ka origjinën edhe miku ynë Kyriakos Mitsotakis