Deklaratës së Kryeministrit Rama për Ilir Metën se është hall i madh i shqiptarëve, Partia e Lirisë i është përgjigjur me Sekretarin e saj të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Përmes një postimi në Facebook, Blushi shkruan se Ilir Meta është vërtet një hall i madh për organizatën kriminale me Ramën në krye.
“Ilir Meta është vërtet një hall i madh për organizatën kriminale me Edvin K. Ramën në krye, që ka kapur shtetin, vjedh pa mëshirë popullin e Shqipërisë dhe nxit shpopullimin e saj. Halli i Edvin K. Ramës janë inceneratorët ku do përvëlohet vetë, janë fashikujt e përgjimeve të telefonatave të tij me kriminelët dhe oligarkët, (edhe kur flet me celularët e ministrave dhe vartësve), aferat dhjetëra milion euro ku është zhytyr kokë e këmbë, janë pastrimi i parave të karteleve të drogës, nxjerrja në pazar e kufijve dhe tradhtia ndaj Kosovës. Falsifikimet e trasha të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve me të cilat edhe Spiro Koleka nga bota tjetër buzëqesh, nuk e shmangin dot vëmendjen nga skandalet. Edvin K. Rama ora e llogaridhënies po të afron! Është më afër nga sa e mendon”, shkruan Blushi.
Kreu i qeverisë Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe gazetarët online ka komentuar edhe një herë akuzat se ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë i përfshirë me ish-Sigurimin e Shtetit. Rama u shpreh se kjo është një çështje për të cilën duhet transparencë të plotë. Sipas Ramës, Ilir Meta është një hall i madh për Shqipërinë.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Pakti i qyteteve të lira’ në Tiranë, Veliaj: Dëshmi e transformimit dhe zhvillimit urban! Rama: Si kryebashkiak u frymëzova nga shembulli i Barcelonës dhe Amsterdamit
5 Shkurt, 15:45
-
‘Shqipëria si Somalia’, Rama-komentuesit: Pritëm 12 mln turistë, mos shih me gjyzlykët e bretkosave të kënetës së opozitës! Lider rajonal për prokurimet publike
5 Shkurt, 10:12
-
Banka Botërore: Informaliteti i lartë 'minon' pensionet! Rama: Skema ishte në kolaps, vijojmë me bonuse deri në reformën e re! Opozita premtime imagjinare
5 Shkurt, 09:22
-
Rama-shqiptarëve në Amerikë: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, afati skadon në 4 mars
5 Shkurt, 09:12
-
10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura!
4 Shkurt, 17:12
-
Vazhdon ‘hemorragjia’ tek Partia e Lirisë, Ilir Metës i largohet tjetër zyrtar i lartë drejt PS-së
4 Shkurt, 13:32
-
Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet, OECD: Pikë e fortë, dixhitalizimi, keni legjislacion solid! Rama: Në vëmendje edukimi institucional
4 Shkurt, 12:44
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Meta në listat e deputetëve të Tiranës, Blushi 1 orë takim në PD për koalicionin parazgjedhor dhe protestën e 8 shkurtit
4 Shkurt, 12:32
-
"Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg" - Rama i përgjigjet komentuesit: Me çfarë metri e mat? Unë kam pasur 60 ministra (VIDEO)
4 Shkurt, 11:23
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
Ylli Pata: Lëkura e qengjit në shpinën e Sali Berishës nga Berlini
3 Shkurt, 21:41
Eshte e vertete qe Ilir Meta eshte shum hall per shqiptaret,por shum hall jane edhe ata qe i shkojne mbrapa si ky trapi qe edhe me ruajt dhente nuk ben,njerëzit e zgjuar Jan larguar me kohe nga hajduti.
PërgjigjuO bo bo, cfare reagimi.Reagim taleban.Si ekzistojne keto si force politike.Nivel zero.
Përgjigju