Sot kryetari i Bashkisë bëri një vizitë në sheshi “ Nënë Tereza” dhe tha: “Ja puna që bëjmë ne dhe llafet që bëjnë të tjerët.”
Në fakt tha atë punë që ai tha po bëjmë ne, është pikërisht e kundërta po e bëjnë të tjerët dhe ai u suprizua dhe ngeli shumë i habitur me ecurinë e punimeve. Të atyre punimeve që ne prej javësh deri në mesnatë dhe që nuk janë vetëm sheshi “Nënë Tereza”, po është edhe Pallati i Kongreseve, si edhe disa godina të rëndësishme qeveritare të lëna pas dore prej dekadash, Muzeu Kombëtar etj.
Në fakt ai po punon por jo aty ku thotë, ai po punon këtu në objeket si puna e këtij që kemi mbas shpinës sonë. Të cilat janë objekte që po shkatërrojnë zonat me sensitive të Tiranës.
Ne po qëndrojmë mbi truallin ku do të ndërtohet Unaza e Re e kryeqytetit e cila bashkon TEG-un me “pallatin me shigjeta” dhe ky pallat i cili ka mbirë mbrapa krahëve te mia është vetëm 2.5 metra larg nga rruga, ndërkohë që duhej të ishte 20 metra larg nga rruga.
Por nuk mjaftohet vetëm me këtë. Plani rregullues të cilin ne e anatemuam dhe i cili rezultoi nga koha që nuk është një plan rregullues, por një plan disantroz për kryeqytetin. Megjithatë parashikonte që ky objekt duhej të ishte 5-6 kate dhe këto janë PDV-të që janë miratuar nga vetë Bashkia e Tiranës, nga vetë administrata Basha. Në fakt ky objekt është 9 kate. Ky nuk është faji i ndërtuesit, pasi ai lejen e ka marrë për 9 kate, por Basha jep leje në kundërshtim me planin e vet rregullues, që është një gjë e paimagjinueshme, që nuk ka ndodhur kurrë dhe që në këtë moment bie çdo lloj letre dhe çdo lloj ligji.
Ajo që më habit mua është kush janë ato urbanist dhe arkitekt në Bashkinë e Tiranës të cilët përgatisin dosjet të kësaj natyre, që janë dosje kriminale dhe që kryetari i bashkisë i firmos duke i shndërruar në leje ndërtimi, të cilat më pas prodhojnë jo vetëm probleme shumë të mëdha për këtë aks që ne po e çlirojmë me vështirësi nga ndërtimet pa leje por edhe përkeqëson edhe jetën e qytetarëve të zonave përreth, duke i zënë dritën. Distancat ndërmjet ndërtimeve janë inekzistente dhe kryesorja, ata që do të jetojnë në këto pallate do të jetojnë mbi kamionët dhe mbi të gjithë trafikun interurban, jo vetëm të kryeqytetit, jo vetëm të Shqipërisë por edhe atij ndërkombëtar.
Ne nuk e dimë se çfarë kostoje do ti sjellin buxhetit të shtetit këto pallate të cilat ndërtohen dy metra nga rruga ndërkohë që të gjitha rregulloret tashmë e kanë 20metra por lartësitë e këtyre objekteve janë të papranueshme në këtë zonë. Shikoni se çfarë vije ndërtimi ka ky objekt në raport me objektet e tjera që e rrethojnë dhe sa i tërhequr duhet të ishte, nëqoftëse do të ishte ndërtuar në vijat origjinale atëherë ky objekt nuk do të ishte ndërtuar fare këtu.
Kjo është kosto dhe kjo është puna që po bën Bashkia e Tiranës, po jep leje.
Ka mbi 70-80 leje të gjitha në shkelje të ligjit por edhe në shkelje të vetë Planit Rregullues.
Ku janë këto leje?
Njëra nga këto, që tani po fillon, është përballe Kopshtit Botanik, të tjerat janë denoncuar në ditët që kanë kaluar dhe të tjera do të denoncojmë në ditët në vazhdim. Në ditët në vazhdim ne do të denoncojmë leje mbas lejesh, por jo leje të cilat në mënyrë kozmetike nuk duhet të jenë në atë forme dhe në atë vend por leje të cilat cenojnë akset strategjike të lëvizjes së automjeteve interurbane në rang Shqipërie.
Në këto kushte çfarë mund të bëni ju?
Duke sensibilizuar opinionin publik dhe qytetarët dhe ata nëpunës në Bashki të cilët firmosin leje të kësaj natyre. Ndërkohë që këto dokumentacione shkojnë në prokurori ashtu siç edhe kanë shkuar edhe dokumente të tjera në prokurori të gjerave që janë denoncuar më përpara. Është drejtësia pastaj që vendos se sa e thellë është shkalla e abuzimit dhe se sa e thellë është përgjegjësia e atyre që firmosin leje të tilla.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com