"Lidhur me luftën kundër korrupsionit është fakt dhe e përsëris sërish se 1 ndër pengesat kryesore të punës së prokurorisë shqiptare është mungesa në stafin e saj. Nuk mundet që me këtë ngarkesë të madhe pune ky numër prokurorësh të përballojnë këtë sfidë të madhe të shoqërisë shqiptare."
Këtë deklaratë se korrupsioni nuk luftohet në Shqipëri pasi ka mungesë të prokurorëve, kreu i akuzës e bëri rreth një vit më parë në komisionin e ligjeve. Por kjo nuk ishte hera e parë që prokurori deklaronte se ka një numër të madh dosjesh ku po hetohen ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktual për korrupsion.
Më 7 nëntor në emisionin Top Story deklaron se po heton ministra dhe ish-ministra për korrupsion.
"Kemi në proçes hetimi rast të zyrtarëve aktualë ashtu si dhe të ish-zyrtarëve të tjerë.
-Edhe vet ministri?
Edhe vet ministri
-Të qeverisë aktuale?
Edhe të qeverisë aktuale
Teksa këto deklarata i lanë vëndin njëra-tjetrës, 2016 sjellë një ndryshim të qëndrimeve nga kreu i akuzës ku më 5 Janar nëpërmjet zyrës së tij të shtypit ai bënë publik mungesën e dosjeve të korrupsionit.
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka vendosur ristrukturimin e Njësisë Task-Force për Antikorrupsionin në Prokurorinë për Krime të Rënda, për shkak të përfundimit të periudhës së komandimit të katër prokurorëve të atashuar pranë saj në muajin shtator 2015, si edhe për faktin se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj.
Por ku shkuan Dosjet e Korrupsionit, dhe çfarë u bë me hetimet që do të ndryshonin fatet e vëndit?
"Ndërkohë që kemi në proçes hetimi mjaft raste të rëndëishme të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim të rëndësishëm në arkën evropiane të vendit," pati deklaruar Llalla.
Kjo mbetet ende pa përgjigje, por me riorganizimin e kësaj strukture ajo që bie në sy është fakti se prokuroria nuk ka fokus korrupsionin pasi 8 prokurorët e kësaj njësie tashmë do të hetojnë dhe dosje që lidhen me finacimin e terrorizmit. /Report TV/
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO