Deklaroi të vjedhur “AMG” në Vlorë, policia zbulon planin që kishte kurdisur kosovari dhe dy të tjerë

Deklaroi të vjedhur “AMG” në Vlorë, policia zbulon planin që kishte kurdisur kosovari dhe dy të tjerë

Foto ilustruese

Një 29-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi në bashkëpunim me një shtetas italian M. C., dhe një person nga Kosova me iniciale F.H.

E gjithë historia ka nisur në 31 tetor, kur Gëzim Hasani, i cili ndodhej prej disa ditësh me pushime në Vlorë, kallëzoi se i kishin vjedhur automjetin tip "Mercedes Benz S Class 63 AMG".

Pas kallëzimit, policia ka nisur hetimet dhe nga verifikimet e bërë, është arritur që të vërtetohet se Hasani ka bërë kallëzim të rremë para organeve të policisë, pasi në bashkëpunim me dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim, kanë dashur ta shesin automjetin në fjalë për qëllime përfitimi.

Bëhet fjalë për një "Mercedes Benz S Class 63 AMG" i vitprodhimit 2019, makinë të cilin, Hasani e kishte blerë në Gjermani me kësti në një kompani.

Blutë e Vlorës sqarojnë se automjeti do kapte vlerën e 180 000 €uro nëse do të shitej sipas planit të bashkëpunëtorëve të mësipërm.

Pasi është zbuluar skema, policia ka arrestuar Gëzim Hasanin, si dhe ka shpallur në kërkim dy shtetasit e tjerë, italianin M.C dhe kosovari F.H.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Redi: 02/11/2019 15:08

    digjiani dhe dokumentat në Gjermani se na nxorën bojën plehrat..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës