Dekonspiroi operacionet, Apeli lë në fuqi pezullimin për ish- numrin 2 të OFL-së

Dekonspiroi operacionet, Apeli lë në fuqi pezullimin për ish- numrin 2 të OFL-së

Ish-Zv/drejtori i Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi në Apel

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv/drejtorit të Policisë së Shtetit dhe Zv/drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi. Vendimi është marë ditën e sotme nga trupa gjykuese e Gjykatës së Apelit, e cila ka lënë të parprekur vendimin e shkallës së parë.

Pezullimi i Shkëmbit ka ardhur pas një informacioni të mbëritur nga drejtësia Gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë Shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn. Sipas informacionit të mbëritur nga pala Gjermane,  trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë. Në muajin prill autoritetet gjermane u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare verifikim të pasurisë për të dy personat të cilët qëndrojnë në Gjermani. Pala shqiptare u kthen përgjigje më 22 prill. Por nga hetimet të bëra nga një grup i përbashkët hetuesish të quajtur Kier Gier u gjetën bisedat mes trafikantëve shqiptarë në Gjermani nëpërmjet programit të paligjshëm Encro Chat.

Në telefonin e tyre u gjet fotografia e dërguar nga Shqipëria me të dhëna nga programi hetimor i autoriteteve gjermane në të cilën kanë akses vetëm organet hetimore të certifikuara. Pasi morën këtë informacion, në shtator oficeri ndërlidhës gjerman kërkoi hetime nga autoritetet shqiptare pasi ishte i bindur se tradhtari ishte efektiv i policisë shqiptare. Në të dy rastet personi që kishte kërkuar rezulton zyrtari Shkëmbi, të cilit për vite me radhë i janë besuar aksione ndërkombëtare të forta. Përveç shkëmbit edhe dy oficerë të tjerë rezultojnë se kanë kërkuar informacione në të njëjtën periudhë. Ata janë marrë në pyetje.

Javën e kaluar u mor një vendim nga GJKKO me kërkesë të SPAK për të pezulluar Shkëmbin, ndërsa disa ditë më parë atij iu komunikua nga Ardi Veliu për të liruar zyrën dhe dorëzuar të gjitha dokumentet dhe madje edhe kompjuterin e tij personal. Ishin partnerët gjerman që përcollën informacion për Shkëmbin, që janë edhe suportuesit e parë të Task Forcës e më pas OFL-së. Mësohet se aktiviteti dekonspirues sipas gjermanëve ka zgjatur disa muaj.

Ish-Zv/drejtori i Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 15/10/2020 11:46

    Ja ben mire se kish bashkepunim te mire me Ilirin,helbete kunat i Salillarit,maskarai do paguajne te gjithe ata qe kan rrjep kete popull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI