Zv/Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi e ka konsideruar dekorimin që iu bë torturuesit të At Zef Pllumit si një proçedurë që kaloi përmes zbatimit të ligjit dhe jo si një moment mungese vëmendje nga grupi që ka punuar për dekorimin e figurave.
Koçi ka shtuar se, medaja është dhënë vitin e kaluar dhe se grupi i punës nuk ka punuar veç e veç me çdo emër që është dekoruar me medalje për kontributin që ata kanë dhënë.
Përveç kësaj, sipas Koçit pritet që të ketë një “krehje” të emrave të atyre që do të dekorohen, pasi do përcaktohet një kriter për medaljet ku në thelb do jetë për njerëzit që janë përfshirë në krimet cilët nuk do të përfshihen në këtë proçes, ndonëse aktualisht nuk ka një proçedutë konkrete që mund të ndiqet.
“Ka disa nivele të ish administratës që kanë qenë të përfshirë në krime të komunizmit. Për Cokun ose rastet e ngjashme me të, grupi që drejtohet nga Ministria e Mbrojtjes do të gjejë mënyrën e përcaktimit. Akoma ska një proçedurë të qartë, ka disa drafte që po shqyrtohen, por kjo proçedurë do pak kohë” ka thënë Koçi.
Koçi ka linçuar edhe një tjetër iniciativë e cila, sipastij, do të përfshijë edhe verifikimin e të gjithë emrave që janë të përfshirë në ngjarjete ndodhura në kohën e pushtimit të fashizmit.
“Do të ketë propozim edhe për bashkëpunëtorët e fashizmit” shtoi ai.
Cështja e dekorimeve administrohet nga Ministria e Mbrojtjes, por jo të gjithë emrat e veteranëve do të shqyrtohen. Deri tani nuk dihet nëse do të ketë strukturë, por një komision do të ngrihet pasi aktualisht nuk funksionon më, prej vitesh.
Këto deklarata Koçi i bëri në studion e “Rreze Dielli” në Report TV.
RedaksiaOnline
(F.T/shqiptarja.com)







