Dekorimi pas 25-vitesh i hetuesit të At Zef Pllumit është një veprim fatal që e dënon për herë të dytë këtë figurë të kombit shqiptar si dhe poshtërimi i radhës për familjen e tij.
Kështu janë shprehur familjarët e klerikut At Zef Pllumi të cilët jetojnë në Ishull-Shëgjin të Lezhës, të cilët kanë reaguar një ditë pas Bibliotekës Françeskane në Shkodër.
Sipas mbeses së tij, Angjelines At Zef Pllumi i fali përsekutoret e tij, por asnjëherë nuk do ta kishte menduar se pas rënies së komunizmit këta persekutorë do të nderoheshin nga një qeveri demokratike.
Ajo thotë se nuk ka se ku të ankohet apo të ngrejë zërin për këtë çështje, e cila konsiderohet fatale dhe një dënim i dytë.
Lidhur me kërksën e bërë edhe nga Biblioteka Françeskane, për rikthimin e këtij vendimi, për dekorimin e hetuesit, Angjelina nuk beson se ai do të rikthehet.
Dekorimi i hetuesit të At Zef Pllumit pak ditë më parë nga Qeveria Shqiptare ka sjelle edhe reagimin e klerit katolik, të cilët e kanë kundështuar një veprim të tillë.
Po ashtu, edhe në seancën e sotme parlamentare deputeti, Nard Ndoka i bëri apel Kryeministrit Rama që të tërheqë vendimin, pasi në të kundërtën do të jetë Parlamenti ai që ka të drejtën e heqjes përmes një projektligji.
“Kur u dekorua autori i vrasjes së At Zef Pëllumbit, nuk e besova për momentin për faktin se vetë qëndresa dhe simboli i At Zef Pëllumbit është i njohur dhe nga vetë kryeministri, na la një vepër që quhet, ‘Rrno për me tregue’, dhe ‘rrno për me tregue’ jo vetëm parlamentit shqiptar por edhe më tej. Dhe senati italian e ka njohur këtë. Si duket kryeministri që e ka lexuar këtë libër, jam i bindur se e ka lexuar, bashkë me memorien e përjetshme të at Zef Pëllumbit e ka injoruar. At Zef Pëllumbi rrnoi për me tregu por nuk pati se kujt me i tregu. Do i kërkoj parlamentit një rezolutë, se nëse kryeministri nuk e tërheq këtë dekorim dekorim të turpshëm, nëse nuk do ketë një reflekti, në të kundërt mendoj se parlamenti duhet të shprehet nëpërmjet një projektligji ose rezulute që të mos lejojë këtë dekorim të turpshëm”, - u shpreh Ndoka.
Redaksia Online
(F.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO