Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një deklarate në rrjetet sociale, ka përshëndetur nismën e partive politike, në veçanti të opozitës, për dekriminalizimin.
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshëndet lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike dhe partive të tjera mbi dekriminalizimin", thuhet në një postim në Twitter.
Në postim theksohet se, "Shtetet e Bashkuara shprehin mbështetjen për përpjekjet në vazhdim për të pastruar politikën në Shqipëri".
Ky reagim i ambasadës së SHBA vjen pasi Kryetari i PD Lulzim Basha i ka kërkuar KQZ-së ç'regjistrimin e kandidatit të PD në Këlcyrë, Gentian Muhameti. //atsh/
/Shqiptarja.com